Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shoqëruar proceduar Adriatik Lapajn dhe arrestuar disa persona, si dhe ka nisur procedime penale ndaj të tjerëve, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar nga “Shqipëria Bëhet” dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë, materialet hetimore janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal edhe për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh. Këta shtetas akuzohen se gjatë protestës kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.
Gjithashtu, Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj Adriatik Lapajt dhe dy shtetasve të tjerë, që sipas policisë dyshohet se kanë zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera pa leje dhe në kundërshtim me urdhrat e efektivëve të rendit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Marrë nga Top Channel