Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për deputetët e PD-së, pasi përplasjeve dhe ndezjeve të flakadanëve në seancën e fundit parlamentare. Sekretariati në drejtimin e Ulsi Manjës, ka vendosur përjashtimin me 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet për 6 deputetë të opozitës. Deputetët e përjashtuar janë:
Belind Këlliçi
Fidel Kreka
Klevis Balliu
Albana Vokshi
Elda Hoti
Flamur Noka
Ndërkohë që për deputetët e tjerë është tërhequr vëmendja. Pasi lexoi vendimin, dhe u përball me revoltën e deputetëve demokratë, Ulsi Manja u largua nga mbledhje duke i përshëndetur ata me dy gishta.
Marrë nga Zëri.al