KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse fëmijët po gjuajnë me gurë, djegin dyqane e institucione dhe nuk kanë frikë nga policia?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Pse fëmijët po gjuajnë me gurë, djegin dyqane e institucione dhe nuk kanë frikë nga policia?
KryesoreOpinionPolitikeSociale

Pse fëmijët po gjuajnë me gurë, djegin dyqane e institucione dhe nuk kanë frikë nga policia?

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 9:51 am
14 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Nga Ben Blushi

 

Gjithë këto ditë jam munduar të kuptoj kush janë ata që protestojnë.

Pse kanë dalë në rrugë?

Pse hedhin gurë ?

Pse shkulin trotuare?

Pse djegin dyqane?

Pse nuk kanë frikë nga policia?

Cili është identikiti i protestuesit ?

Nga doli ai kaq befasisht?

Në cilin laborator social u krijua?

Ku ishte deri dje?

Pse nuk ka ekzistuar as në vitin 1990, as në vitin 2000, as në vitin 2010, as në vitin 2020.

Pse këtë protestues nuk e kemi parë më parë ?

Sepse ai ka lindur vitet e fundit.

Ai ka qenë i vogël dhe ka pritur sa të rritet për të gjuajtur me gurë.

Sipas meje këtë lloj protestuesi e ka krijuar i vetmi institucion që nuk duhet ta krijonte : shkolla.

Dobësimi pa kthim i arsimit për 30 vjet ka krijuar një kategori sociale që nuk ka më frikë nga shteti.

Duke mos i mësuar asgjë, shkolla i ka mësuar këtyre fëmijëve vetëm një gjë : të urrejnë shtetin.

Pasioni me të cilin ata shqyejnë semaforët, kangjellat, koshat, trotuaret dhe dritaret është dicka e habitshme.

Të gjitha këto sende që rregullojnë jeën tonë të përditshme atyre ju duken si armët me të cilat i sulmon armiku i tyre kryesor : shteti.

Kur janë në protestë ata mendojnë se janë në luftë.

Semaforët ju ngjanë si sytë e kuq të armikut, kamerat mbi shtylla janë dylbitë me të cilat ai i vëzhgon, shtyllat e rrugëve ju duken si shkopa gome, dritaret janë syzet me të cillat armiku mbrohet nga molotovi i tyre, kurse koshat janë cantat ku armiku fsheh uniformën e luftës.

Megjithëse të gjitha këto objekte i shërbejnë dhe vetë protestuesve ata nuk i duan.

Madje i përbuzin.

Sikur të kishin mundësi do digjnin cdo godinë dhe do prishnin cdo urë sic do bëja dhe unë sikur të isha në një klasë me ta.

Kur i shikoj më kujtohet vetja kur isha student në vitin 1990.

Edhe atëherë studentët dolën për të kërkuar rrëzimin e qeverisë, por ata nuk thyen asnjë xham,nuk dogjën asnjë kosh dhe nuk shqyen asnjë trotuar.

Edhe për këtë shkak komunistët e dorëzuan pushtetin pa rrahur njeri, sepse studentët që ja morën pushtetin nuk e bënë veten për t’u rrahur.

Megjithatë në atë kohë studentët kishin më shumë arsye për të djegur.

Atëherë nuk kishte pronë private dhe cdo gjë ishte e shtetit.

Me kriteret e protestuesit të sotshëm, që mendon se duhet djegur cfarë është e shtetit, do ishte rrafshuar cdo dyqan buke, cdo magazinë, cdo urë, cdo zyrë dhe cdo makinë policije.

Por kjo nuk ndodhi.

Asgjë nuk u prek.

Sipas meje ka vetëm një arsye.

Shkolla ju kishte mësuar studentëve të asaj kohe ta ndanin rregjimin nga shteti.

Ne e dinim se komunizmi ishte kalimtar.

Kur ai të ikte shteti do mbetej.

Megjithëse librat e tmerrshëm që kishim nuk na e jepnin këtë leksion të thjeshtë, vetë shkolla e jepte.

Shkolla nuk janë librat që të bëjnë inxhinjer, ekonomist apo arkitekt.

Shkolla është pasioni i mësuesve për t’i bërë nxënësit e tyre qytetarë të mirë.

Sot mesa duket kjo nuk ndodh më.

Mjerimin e tyre të përditshëm, konkurrencën e padrejtë, përzgjedhjen përmes servilizmit te deputeti i zonës, presionin për të shkuar në miting nga halli, dhunën për të shkëmbyer votën me punën, turpin për ta shitur notën me lekë, mësuesit i derdhin me rradhë në kokën e nxënësit duke krijuar koktejlin social më të rrezikshëm për një vend : urrejtjen.

Urrejtja për gjithshka po mësohet në shkollat tona si lënda e parë dhe e vetme.

Në këtë lëndë të gjithë nxënësit marrin dhjetë pa mësuar.

Ky është shkaku i kësaj proteste.

Kush do të shikojë palestrën ku ushtrohet dhe perfeksionohet urrejtja mjafton të shikojë rrjetet sociale.

Maskat që shohim nëpër rrugë janë qepur në dyqanet falas të tik tokut.

Aty një ëngjëll me maskë bëhet djall dhe një djall pa maskë mund të djegë një shkollë me ëngjëj.

Me maskat e rrjeteve sociale në fytyrë, fëmijët që dolën nga shkollat e viteve të fundit kanë jetuar si të huaj mes nesh.

Ne i kemi parë por ata nuk kanë qenë ata që kemi parë.

Kur i kemi parë nuk i kemi njohur.

Ata kanë qenë disa të huaj të mbuluar me maskë.

Dhe si të huaj po djegin dhe do djegin.

Ata po i kthejnë qeverive mbrapsht cmimin e eksperimenteve të dëmshme që janë bërë me shkollat e tyre.

Meqë shteti shkatërroi shkollat,ata po shkatërrojnë shtetin.

Sipas llogarisë së tyre kanë të drejtë.

Në fushën e futbollit ky rezultat quhet barazim, në rrugën e protestës quhet shpagim.

Prandaj kjo është protesta e parë ku marrin pjesë vetëm njerëz që kanë lindur pas viteve 90.

Kjo është data kur filloi shkatërrimi i shkollës.

Gurët e mbledhur në gërmadhat e shkollave tani po bijen mbi Ministrinë e Arsimit dhe mbi policët që nuk kanë faj.

Prandaj protesta do vazhdojë.

Ka apo nuk ka sukses ajo nuk do ndalet.

Kur një dhjetëvjecar të bëhet pesëmbëdhjetë vjec do bëjë të njëjtën gjë.

Do mbledhi gurët e shkollës dhe do ja hedhi shtetit.

Përballë kemi një brez që nuk do atë që nuk ka, por nuk do atë që ka.

As kjo qeveri dhe as tjetra që do vijë pas saj,nuk do ta shtrojnë dot për një kohë të gjatë protestuesin e rrugës.

Mbi barrikadat e Rrugës së Durrësit ai ka marrë leksionin e parë të jetës.

Sa herë të kesh një problem digj një derë, sa herë nuk të pëlqen një qeveri thyeji dritaren dhe sa herë nuk të pëlqen asgjë quaje revolucion.

Pa mbaruar revolucioni i gurëve nuk fillon dot revolucioni i shkollave që do ishte zgjidhja jonë e vetme.

Por deri atë ditë protestuesit nuk duan të presin.

Dhe nuk kanë faj.

Kjo është edukata që ju kemi dhënë me politikat tona që sot u kuptua se janë për t’u hedhur në kosh.

Cdo brez duhet të mbajë përgjegjësi për gjërat që bën.

Dhe ne duhet të mbajmë përgjegjësi që shkatërruam shkollat e fëmijëve tanë.

Prandaj ata kanë marrë gurët dhe po na gjuajnë.

Dhe po bëjnë mirë.

E meritojmë.

 

Nga Newsbomb.al

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Moska i përgjigjet Ramës: Nuk kemi dorë në protestat e Shqipërisë

Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit

Alarm për bombë në Kryeministri dhe disa institucione shtetërore

Mësuesit dhe studentët në Greqi dalin në protestë për përmirësimin e arsimit

Si u “zhduk” fitimi i minierës së Spaçit nga TETE Albania përmes manovrave me kredinë e BKT?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Politikani austriak i bën propozimin e papritur Edi Ramës: Jep dorëheqjen!
Artikulli tjetër Qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mesazhet skandaloze/ PS kthehet në njësi paramilitare, Rama kopjon skenarin e Vuçiçit
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
Parlamenti Evropian reagon për protestat në Tiranë
Aktuale Koment Kryesore Opinion Politike 19 Tetor, 2026
Skandali i videove intime, pasqyra e një Shqipërie ende patriarkale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 19 Tetor, 2026
Rama akuzon Rusinë dhe Iranin për protestat, premton shpërblime për policët dhe ndëshkime për studentët
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.