KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pushtet i përjetshëm? Erdogan mobilizon juristët për të hartuar një kushtetutë të re
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Pushtet i përjetshëm? Erdogan mobilizon juristët për të hartuar një kushtetutë të re
PolitikeRajoniSocialeTe TjeraZhvillim

Pushtet i përjetshëm? Erdogan mobilizon juristët për të hartuar një kushtetutë të re

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2025 2:04 pm
313 Shikime
Share
3 Min. Leximi
Turkish president Recep Tayyip Erdogan looks on during his meeting with his counterpart Serbian President Aleksandar Vucic in Belgrade on September 7, 2022. (Photo by Andrej ISAKOVIC / AFP) (Photo by ANDREJ ISAKOVIC/AFP via Getty Images)
SHARE
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, ka njoftuar se ka emëruar një ekip juristësh për të nisur punën për shkrimin e një kushtetute të re, ndërsa ky hap po shihet gjerësisht nga kritikët si një veprim që mund t’i hapë rrugë atij për të qëndruar në pushtet përtej vitit 2028, kur edhe i përfundon mandati aktual.
“Që nga dje, kam caktuar 10 ekspertë ligjorë që të nisin punën e tyre dhe me këtë përpjekje, do të vazhdojmë përgatitjet për kushtetutën e re,” ka thënë Erdogan para administratorëve lokalë të partisë së tij në pushtet.

Dihet se presidenti turk, që është në udhëheqje të vendit që nga viti 2014, ka mbështetur idenë e kushtetutës së re duke argumentuar se kushtetuta aktuale – e hartuar pas grusht shtetit ushtarak të vitit 1980 – është vjetëruar dhe ruan element të ndikimit ushtarak, edhepse ka pasur disa herë ndryshime.

Megjithatë, sipas kushtetutës aktuale, Erdogani nuk mund të kandidojë sërish për president përveç rasteve kur thirren zgjedhje të parakohshme ose nëse ndryshohet kuadri ligjor. Prandaj, përpjekja e tij për krijimin e një kushtetute të re po shihet si një mënyrë e mundshme për të anashkaluar kufizimet kushtetuese të mandateve dhe për të mundësuar kandidimin e tij të ardhshëm.

Kujtojmë se një javë më parë, Erdogani, me një qasje gjithmonë e më autoritare, mohoi se kërkon kushtetutën e re në mënyrë që të qëndrojë vetë më shumë në pushtet, duke thënë se e “kushtetutën e re nuk e duam për veten tonë, por për vendin tonë”.

Megjithatë, dihet se partia në pushtet e Erdoganit dhe aleatët e saj nacionalistë nuk kanë votat e nevojshme për të miratuar një kushtetutë të re. Prandaj, ka disa analistë që besojnë se edhe përpjekjet e fundit të qeverisë për t’i dhënë fund konfliktit disa dekadash me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK) janë pjesë e një strategjie për të siguruar mbështetjen e një partie pro-kurde në parlament për kartën e re kushtetuese.

Përpjekja për të krijuar një kushtetutë të re vjen vetëm disa muaj pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryetarit popullor të Stambollit dhe një rival i rëndësishëm i Erdoganit. Imamoglu u arrestua nën akuzat për korrupsion, megjithëse arrestimi i tij shihet si politikisht i motivuar dhe ka nxitur protesta të shumta në mbarë vendin, në kërkim të lirimit të tij.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Braktisen” minierat, MIE revokon 12 leje në janar-maj
Artikulli tjetër Elon Musk largohet nga administrata Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.