KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Putin kërcënon me sekuestrim të anijeve evropiane për shkak të masave kundër “flotës në hije”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Putin kërcënon me sekuestrim të anijeve evropiane për shkak të masave kundër “flotës në hije”
AnalizeBotaFokusPolitikeZhvillim

Putin kërcënon me sekuestrim të anijeve evropiane për shkak të masave kundër “flotës në hije”

Përditësimi i fundit: 12 Gusht, 2026 5:41 pm
99 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti Vladimir Putin tha, se Rusia do t’i sekuestrojë anijet në pronësi të shteteve evropiane nëse ato do të përpiqen të shesin ngarkesat e konfiskuara nga anijet e lidhura me Rusinë, që dyshohet se i përkasin të ashtuquajturës “flotë në hije” të Moskës.

“Kjo nuk është asgjë tjetër veçse pirateri dhe grabitje”, tha Putin gjatë stërvitjeve të Flotës ruse të Paqësorit më 12 gusht, duke iu referuar planeve të Evropës për të ashpërsuar masat ndaj anijeve që dyshohet se po ndihmojnë Moskën që t’iu shmanget sanksioneve perëndimore.

“Nëse kjo fillon të zbatohet në praktikë, ne do të detyrohemi të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, tha Putin, duke shtuar se Moska nuk do ta kufizojë përgjigjen e saj vetëm në ujërat ku po mbahen anijet ruse. Ai nuk dha detaje të tjera.

Qeveritë perëndimore kanë shtuar përpjekjet për të goditur “flotën në hije” – një rrjet anijesh me pronësi të dyshimtë, të cilat Rusia i ka përdorur që të vazhdojë me eksportet e naftës pavarësisht sanksioneve të vendosura për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Deklarata e Putinit erdhi pasi Bashkimi Evropian miratoi muajin e kaluar për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, e cila përfshin masa që u lejojnë shteteve anëtare të shesin naftën ose ngarkesa të tjera të sekuestruara nga anijet e sanksionuara ose të ndaluara.

Sipas raportimeve të mediave evropiane, dokumentet e një gjykate suedeze treguan se Stokholmi po planifikon t’ia transferojë Kievit një anije të sekuestruar ruse, që dyshohet se transportonte grurë nga pjesët e Ukrainës, të cilat i ka pushtuar Rusia.

Disa ditë para kërcënimeve të Putinit, Senati amerikan miratoi një paketë të gjerë sanksionesh ndaj Rusisë dhe Iranit, e cila i ofron presidentit Donald Trump, më shumë mundësi për ta shtyrë Moskën drejt negociatave me Ukrainën, duke goditur ekonominë e saj të luftës.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022, fitimet nga energjia janë një burim kyç të ardhurash për shtetin rus dhe për përpjekjet e tij të luftës. Kievi synon që të kufizojë aftësinë e Rusisë për ta financuar luftën, duke bërë thirrje për sanksione të ashpra ndaj sektorit energjetik rus.

Mes të tjerash, projektligji – i cili ende duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së – shënjestron “flotën në hije” të Rusisë, përfshirë anijet, pronarët, operatorët, siguruesit, portet dhe ndërmjetësit e tjerë të përfshirë në transportin e naftës ruse dhe mallrave të sanksionuara.

Në muajt e fundit, ushtria ukrainase po ashtu ka intensifikuar sulmet e saj me rreze të gjatë veprimi ndaj anijeve të “flotës në hije” të Rusisë dhe infrastrukturës energjetike të saj, një fushatë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar si “sanksionet me rreze të gjatë veprimi” të Kievit ndaj Moskës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
Artikulli tjetër Shpërthimi i Etnës bllokon mijëra turistë në Sicili

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.