KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveri analfabetësh/ Lëmsh me shpërblimin e policëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveri analfabetësh/ Lëmsh me shpërblimin e policëve
AnalizeFinanceKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Qeveri analfabetësh/ Lëmsh me shpërblimin e policëve

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 9:47 am
21 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama sulmoi të rinjtë protestues, mes të tjerash, me argumentin e injorancës. “Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me TikTok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para,” deklaroi Rama.

Por kryeministri ka probleme të theksuara me injorancën në oborrin e tij. Kjo më poshtë është fotoja e projektvendimit të përgatitur nga ministria e Brendshme për shpërblimin e policëve që po rrahin barbarisht protestuesit për të mbrojtur karriget e qeverisë.

Projektvendimi i MB

Siç duket qartë në foto, projektvendimi parashikon dhënien e shpërblimit financiar për 2750 punonjës policie, në masën 228 mijë e 750 lekë secilit. Kjo sipas vendimit kërkon një fond total prej 740 milionë e 80 mijë lekësh.

Tek ministria e Ervin Demos e kanë kthyer tabelën e shumëzimit përmbys. 2750 policë shumëzim për 228 mijë e 750 lekë secili bëjnë 629 milionë lekë dhe jo 740 milionë sa e llogarit ministria e Brendshme.

Ky lëmsh shkoi në qeveri. Pasi dikush në kabinet e kuptoi se shifrat ishin lëmsh, qeveria e zgjidhi thjesht. Rriti masën e shpërblimit për secilin polic për të shkuar tek fondi 740 milionë lekë.

Vendimi i miratuar ne qeveri

Si rrjedhojë shpenzimi për punonjës policie u rrit nga 228 mijë e 750 lekë që ishte propozuar nga MB, i cili me kursin aktual i korrenspondonte shifrës 2500 euro, në 269 mijë e 120 lekë për policë.

Kjo e nxjerr efektin total 740 milionë e 80 mijë lekë. Pra, me ndryshimet në qeveri, shpërblimi nuk u miratua 2500 euro për polic, por u rrit në mbi 2950 euro për polic me kursin aktual.

Duhet guxim i madh të akuzosh rininë për injorancë, kur vetë qeveria ka mangësi në njohuri bazike dhe nuk di të bëjë as shumëzim/pjestimet e thjeshta. Megjithatë kryeministri thotë se kjo është administrata e ndritur që do të çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çfarë është Antifa, lëvizja që Rama e lidh me protestat në Shqipëri

Sa sekonda i duhet të punojë Ronaldos për të paguar gjobën e Portugalisë?

Të rinjve evropianë: Nëse na rrëmbeni të ardhmen, ne do t’ju bllokojmë të tashmen!

Qeveria nuk ka faj asnjëherë

Pedagogët i bashkohen revoltës studentore, nisin marshimin në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Meloni përgatit masa të ashpra pas trazirave në Milano
Artikulli tjetër Balluku në SPAK, hetimet zgjaten edhe me 3 muaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja
Fokus Koment Kryesore Kulture Sociale 20 Tetor, 2026
Ku përfundojnë mbetjet?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit
Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
Loja me karriget bosh e Ramës: një butafori cinike mbi hematomat e studentëve!
Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.