KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama bën ndryshime në kabinet, shkarkon Ballukun dhe Spiropalin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rama bën ndryshime në kabinet, shkarkon Ballukun dhe Spiropalin
AktualeAnalizeKryesorePolitike

Rama bën ndryshime në kabinet, shkarkon Ballukun dhe Spiropalin

Përditësimi i fundit: 27 Shkurt, 2026 10:50 am
362 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë disa ndryshime të mëdha në kabinetin e tij qeverisës, duke shkarkuar shtatë ministra, përfshirë zëvendëskryeministren dhe ministres e Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetime për korrupsion.

Mesin e të shkarkuarve, gjatë një mbledhjeje të enjten pasdite, është edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali.

As Rama,e as Qeveria e tij nuk kanë folur ende për arsyet e këtyre ndryshimeve, të cilat ndodhën pas protestave antiqeveritare të muajve të fundit nga partia e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe akuzave për korrupsion ndaj ministrave të Ramës.

Këto ndryshime vijnë pesë muaj pasi u betua Qeveria e re e Ramës në shtator.

Autoritetet shqiptare filluan hetime në fund të vitit të kaluar mbi dyshimet për korrupsion kundër Balluku dhe zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngriti aktakuzë kundër Ballukut tetorin e kaluar dhe i ka kërkuar Kuvendit t’ia heqë imunitetin në mënyrë që të jetë në gjendje ta arrestojë atë.

Balluku akuzohet se ka bërë shkelje gjatë dhënies së tenderëve, po ajo i ka mohuar akuzat si “hedhje balte, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”.

Hetimet për korrupsion nxitën protesta kundër Qeverisë së Ramës të cilat në raste janë përshkallëzuar në përleshje mes protestuesve dhe oficerëve të Policisë në Tiranë.

Pas vendimit të Ramës të enjten, lideri i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, postoi një video në Facebook, duke thënë se Rama “po kërkon ta shpëtojë lëkurën e vet”.

“Kjo është një lëvizje që fton qytetarët shqiptarë dhe opozitën t’i vazhdojë protestat, sepse kryengritja paqësore shqiptare kërkon shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo kukullat e tij. Me lëvizjen e tij, ai përpiqet t’i mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vetë është kreu i organizatës kriminale që drejton”.

Ai i bëri thirrje Ramës përsëri të japë dorëheqje, përndryshe “do të përballet me popullin shqiptar”.

Ndryshimet e Ramës

Kryeministri Rama e shpalli riorganizimin e thellë të kabinetit qeveritar gjatë një mbledhjeje të përbashkët të mbajtur mes grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarëve të qeverisë.

Balluku u zëvendësua nga Albana Koçiu në postin e zëvendëskryeministres.

Besfort Lamallari tani do ta drejtojë Ministrinë e Brendshme, duke e zëvendësuar Koçiun, dhe duke ia lënë Ministrinë e Drejtësisë Toni Gogut.

Diplomati Ferit Hoxha do ta zëvendësojë Spiropalin si ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Balluku u zëvendësua nga Enea Karakafi në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ermal Nufi u emërua ministër i Mbrojtjes duke zëvendësuar Pirro Vengun.

Dhe Eriona Ismaili u vu në krye të Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Toni Gogut.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Matematikë politike me pagat e funksionarëve në Maqedoninë e Veriut
Artikulli tjetër Ish-ministri Arsim Bajrami vetofrohet për postin e presidentit të Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.