KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama kontratë sekrete qindra milionë dollarë më kompaninë e pezulluar nga NATO për korrupsion
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama kontratë sekrete qindra milionë dollarë më kompaninë e pezulluar nga NATO për korrupsion
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Rama kontratë sekrete qindra milionë dollarë më kompaninë e pezulluar nga NATO për korrupsion

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 11:53 am
219 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave.

Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Por pak kohë më parë u zbulua se se ajo nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh me kompaninë private, Elbit Systems.

Muajin e kaluar, një nga gazetat më të mëdha izraelite, Haaretz, zbuloi se Elbit System ka siguruar një kontratë multi milionë dollarëshe nga qeveria shqiptare për të furnizuar Shqipërinë me armatim të rëndë, përfshirë murtaja dhe dronë. Paralelisht, kompania izraelite do të hapë dhe shkollën e aviacionit në Vlorë.

Ndonëse shifra totale e kontratës me Elbit mbahet sekret, Kapitali ka hulumtuar se bëhet fjalë për një biznes, i cili varion nga 400 deri në 600 milionë euro. Gjithçka e firmosur në mënyrë sekrete.

Skemë e ngjashme si me arabët

Një burim konfidencial i tha Kapitalit se qeveria po shqyrton një skemë të ngjashme me atë të projekt Smart City, për të financuar faturën e rëndë që Shqipëria do t’i paguajë Elbit Systems.

Sipas këtij burimi, kompania izraelite do të gjejë vetë paratë në bankë. Shqipëria do të garantojë kredinë me garanci sovrane dhe pastaj do të marrë përsipër shlyerjen e saj duke përfshirë dhe interesat e majmë.

Nuk dihet saktësisht se sa është fatura totale e këtij operacioni. Disa burime e çojnë atë në rendin e miliardit të eurove. Por deri më tani gjithçka mbahet sekret. Megjithatë, tani që Elbit është vënë nën shënjestrën e NATO-s për korrupsion pritet të dalin më shumë detaje edhe për kontratën sekrete multimilionare të Edi Ramës me kompaninë izraelite.

Sërish Roni?

Një burim i njohur me çështjen i tha Kapitalit se kumbari i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë izraelite ka qenë biznesmeni kontrovers izraelit me nënshtësi shqiptare Ron Yeffet, i njohur si një mik i afërt i Edi Ramës.

Aktualisht zoti Yeffet ka hyrë fuqishëm në biznesin e luftës në Shqipëri përmes dy kompanive në ortakëri me shoqërinë shtetërore Kayo. Kompania e parë e quajtur Timak Defence ka monopolin e furnizimit të forcave të armatosura shqiptare me automjete. Përveç Timak Defence, zoti Yefet ka dhe një kompani tjetër në ortakëri me Kayon.

Kompania e dytë quhet Advanced Arms Technology dhe zotërohet në masën 20 për qind nga Kayo dhe 80 për qind nga Uno 18 e Ron Yeffet. Objekti i kësaj shoqërie është prodhimi, montimi dhe tregtimi i armëve të zjarrit te kalibrave të vegjël dhe të mesëm, si dhe i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) për përdorim ushtarak. Këto produkte do të përdoren nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, struktura të tjera të sigurisë, si dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.

Ndërkohë buxheti ka filluar menjëherë të pompojë lumenj parash drejt kompanive. Kapitali publikoi pak kohë më parë dy pagesa në vlerë 10.5 milionë euro drejt Timak Defence, kompanisë së përbashkët mes Kayos dhe Timak.

Por ky është vetëm fillimi i biznesit miliarder të armëve, që shumë shpejt do të shpërfaqet plotësisht si fronti i ri më i madh i korrupsionit në Shqipëri. Dhe para këtij biznesi inceneratorët dhe tunelet do të duket lodra fëmijësh.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fermerët dhe peshkatarët bllokojnë portin e Volosit dhe rrugët kryesore në Greqi
Artikulli tjetër Në Shqipëri do të vendosen emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.