KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama po i kthen ministrat në influencerë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Rama po i kthen ministrat në influencerë
KryesoreOpinionPolitikeSociale

Rama po i kthen ministrat në influencerë

Përditësimi i fundit: 1 Shtator, 2026 5:37 pm
12 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Gjithçka nisi me Zvërnecin.

Kundërshtimi ndaj ndërtimeve në këtë pasuri natyrore ngriti pyetje themelore mbi pronësinë, administrimin e territorit dhe të ardhmen e zonave të mbrojtura.

Pak ditë pas nisjes së protestave, më 5 qershor, Rama zhvilloi në Vlorë një takim me banorë, biznese dhe persona që pretendonin pronësi në Zvërnec. U tha se ende nuk kishte një projekt të miratuar për zonën dhe premtoi “transparencë dhe dialog të vazhdueshëm me komunitetin”.

Në javët që pasuan, Rama e lidhi disa herë konfliktin mes qeverisë dhe qytetarëve me mungesën ose shtrembërimin e informacionit. Ai e kornizoi çështjen jo vetëm si problem të mungesës së informacionit të vërtetë nga qytetarët, por mbi të gjitha si problem të mënyrës se si informacioni shkon te qytetarët.

Këtë lloj kornizimi të problemit ai e përforcoi javë më pas, më 21 korrik, duke folur për Paketën e Maleve, kur tha se njerëz të caktuar hynin në rrjetet e tij sociale “të painformuar” dhe dilnin po “të painformuar”.

Pra, për qeverinë, beteja tashmë nuk ishte më vetëm ajo e administrimit të shtetit. Ishte edhe administrimi i informacionit për shtetin.

Nga Zvërneci te “Besa”

Një muaj më pas, më 24 gusht, Rama shpalosi zgjidhjen e problemit të informimit, formulën që do të rindërtojë marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit. Në mënyrë romantiko-nacionaliste, formula u quajt “Besa”.

Më pas, Rama njoftoi edhe krijimin e platformës “Pasqyra Albania”, një dritare ku qytetari, sipas tij, mund të informohet në kohë reale për aktivitetin e qeverisë dhe të shtetit dhe të mësojnë mbi ecurinë e kërkesave të qytetarëve dhe statusin e projekteve publike.

Arsyetimi i kryeministrit është i thjeshtë: qytetarët nuk i besojnë mjaftueshëm qeverisë sepse qytetarët nuk informohen mjaftueshëm, prandaj qeveria duhet t’u flasë më shumë qytetarëve.

Dhe qeveria ka filluar të flasë më shumë.

Tani ministri nuk është më vetëm personi që merr një vendim, firmos një akt, paraqet një projektligj apo jep llogari për administratën që drejton.

Ministri tashmë duhet edhe të prodhojë përmbajtje për t’u publikuar e shpërndarë. Ai duhet të filmojë, të shkojë në terren i ndjekur nga kamerat. Në këto prodhime video ai duhet të tregojë çfarë po bën dhe, mbi të gjitha, në formatin që kërkojnë mediat sociale.

Dhe prej ditësh, me video, me selfie, me reels-a ministret dhe ministrat japin lajme të mira, shpjegojnë e informojnë se:

— sa është mërzitur ministrja nga rradha për regjistrimin në një universitet dhe si do e zgjidhë ajo problemin;

— si qeveria do informojë qytetarët ku të gjejnë çmime të lira për të bërë pazare;

— si të mbrohemi nga bombulat e gazit;

— si ecën çdo ditë numri i pasagjerëve në Rinas;

— si kamerat në shkolla do rrisin sigurine e nxënësve

— si Paketa e Maleve është shpëtim për zonat malore,

 

 

— si… me rradhe si këtu, edhe këtu, edhe këtu etj etj.

Qeveria hyn në algoritëm

Kjo vazhdë ka nisur pas humbjes së “betejës” me algoritmin gjatë javëve të para të protestës.

Më 17 korrik, Kryeministri tha se qeveria do të zhvillonte “një fushatë të tërë informimi” sipas sektorëve dhe territoreve për të shpjeguar programin e saj.

Në këtë fushatë ai shpalli edhe një front të ri lufte: rrjetet sociale.

Qeveria do të komunikonte, tha ai, në territor, në media, në rrjetet sociale dhe madje edhe në rrugë, në mënyrë që njerëzit të shihnin ofertën e qeverisë.

Kjo mënyrë e propagandës nuk është e re për qeverinë Rama.

Më herët kemi parë që kamera e tij apo e ministrave pasqyron në rrjete sociale pamje pa asnjë lloj filtri, ministrat flasin pa asnjë lloj ballafaqimi, madje bëjnë sikur u japin intervista stafit të tyre, që hiqen si gazetarë duke mbajtur mikrofonat.

E gjitha kjo në mungesë të plotë të transparencës.

Por këtë herë, mënyra e propagandës ka ndryshuar.

Videot vertikale, komunikimi në vetën e parë, ministri përballë kamerës dhe shpjegimet e politikave publike të përshtatura për reels janë kthyer në objektivin e qeverisë për të kapur algoritmin.

Pra, tani nuk mjafton propaganda për të mbushur rrjetet sociale me idenë se ministrat po punojnë. Tashmë duhet që ministrat t’i përshtaten algoritmit të rrjeteve sociale për t’u bërë viralë, duke e sofistikuar kështu problemin e komunikimit të qeverisë në një sfidë viraliteti për t’iu imponuar rrjeteve sociale me propagandën e tyre.

Në vetvete nuk ka asgjë të gabuar që një ministër të përdorë Instagramin apo Facebook-un. Problemi fillon kur komunikimi bëhet për të zëvendësuar transparencën.

Të shohësh ministrin nuk do të thotë të shohësh shtetin.

Një video tregon se ministri ka vizituar një kantier. Transparenca tregon sa kushton kantieri.

Videoja tregon ministrin duke folur me një qytetar. Transparenca tregon vendimin që prek qytetarin.

Videoja mund të shpjegojë se një investim është i mirë për Shqipërinë. Transparenca tregon pronën ku ndërtohet, procedurën që është ndjekur, përfituesin, lejet, kontratat, detyrimet e investitorit dhe përgjegjësinë e institucioneve.

Ky ishte dhe mbetet ende edhe pas kaq muajsh problemi i investimeve në Zvërnec, që mblodhi qindra mijëra shqiptarë në shesh.

Njerëzit nuk dolën të kërkonin më shumë reels nga ministrat. Ata kërkonin të dinin çfarë po ndodhte me tokën ku jetonin, çfarë do të ndërtohej dhe kush do të ndërtonte.

Në këtë kuptim, beteja e shpallur qeveritare kundër keqinformimit dhe algoritmit po prodhon një paradoks të vogël.

Për të luftuar algoritmin, qeveria duhet të hyjë në algoritëm. Për të hyrë në algoritëm, ministri duhet të sillet siç kërkon algoritmi.

Duhet fytyrë. Duhet video. Duhet ritëm. Duhet emocion. Duhet vazhdimësi.

Dhe kështu, nga nevoja për më shumë transparencë, Shqipëria po zbulon një specie të re administrative: ministrin influencer.

Ndoshta funksionon.

 

Marrë nga Exit.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Protestuesit përgatiten për përshkallëzim, paralajmërimi

8 milion euro nga Bashkia e Tiranës për kompaninë e përfshirë në dosjen “Aruba”

Arrestohet në Dubai një tjetër bos droge

Nderimet shtetërore për Ratko Mlladiçin, zemërim te boshnjakët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Ramën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike Te Tjera 1 Shtator, 2026
Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, Serbia përpiqet ta ndalojë
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 1 Shtator, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy qytetarëve
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 1 Shtator, 2026
Polonia po ndërton ushtrinë më të madhe në Europë
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 1 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.