KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 10:55 am
17 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga Fred Abrahams

 

140 ditë. Për kaq kohë, protestuesit paqësorë dolën në rrugët e Tiranës për të shprehur pakënaqësinë ndaj 13 viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Shkëndija që ndezi protestat, ishte marrëveshja jotransparente me Jared Kushnerin dhe të tjerë për ndërtimin e resorteve luksoze në një zonë bregdetare të mbrojtur.

Por lënda djegëse ishte grumbulluar prej vitesh: katër mandate qeverisjeje me arrogancë, nepotizëm dhe korrupsion, që kanë pasuruar një rreth të ngushtë njerëzish të pushtetshëm, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë ka mbetur pas.

Javën e kaluar, me nisjen e vitit të ri akademik, në rrugë dolën edhe studentët. Zemërimi i tyre për universitetet e rrënuara dhe koston gjithnjë e më të lartë të jetesës i hodhi benzinë zjarrit të protestave. Protestuesit mësynë ministri dhe institucione qeveritare, thyen tabela dhe dogjën dyqane.

Policia u përgjigj me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe topa uji. Qindra persona janë ndaluar.

Zemërim dhe zhgënjim

Është e lehtë t’i përshkruash këto ngjarje si përplasje, protesta të dhunshme dhe shpërthime të të rinjve. Në njëfarë kuptimi, ky përshkrim është i vërtetë. Por më e saktë është të thuhet se kemi të bëjmë me të rinj të zemëruar dhe qytetarë të tjerë, të cilët janë lodhur dhe ndihen të fyer sepse zëri i tyre nuk dëgjohet.

“Si duhet të protestoj që fjalët e mia të dëgjohen?”, pyeti një e re në një emision televiziv me shtrirje kombëtare, duke përmbledhur gjendjen shpirtërore të shumë protestuesve. “Njerëzit janë lodhur duke u tallur dhe duke u përbuzur nga ata që janë në pushtet”, i tha një tjetër protestues i ri BBC-së.

Rama flet për të drejtën e tubimit të lirë dhe e paraqet Shqipërinë si një vend që po ecën me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian. Por fjalët dhe veprimet e tij gjatë 140 ditëve të protestave, tregojnë një realitet shumë më të zymtë.

Ai i ka etiketuar protestuesit paqësorë si pro-grekë, pro-serbë, pro-rusë dhe pro-iranianë. Ka fajësuar forcat e huaja për një luftë hibride. Në një kthesë ironike për një politikan që e ka zotëruar mjeshtërisht komunikimin në rrjetet sociale, ai ka fajësuar edhe algoritmet, që sipas tij, ushqejnë manipulimin dhe urrejtjen.

Ajo që nuk ka bërë Rama, është të dëgjojë qytetarët. Në fakt, ai ka treguar vazhdimisht përçmim për njerëzit që drejton. Kjo shpjegon këmbënguljen e tij që qytetet shqiptare të ridizenjohen nga arkitektë të famshëm ndërkombëtarë, duke lënë mënjanë profesionistët shqiptarë.

Edhe ekspozitat e tij artistike zhvillohen jo në Tiranë, por në Paris, Londër dhe Berlin. Kur një gazetar i Financial Times e pyeti për kritikët e tij, vetëm pak javë pas nisjes së protestave paqësore, Rama u përgjigj: “U them: Shkofshi në Djall!.

Tashmë, dhuna ka shpërthyer dhe do të jetë e vështirë të vihet nën kontroll, sidomos kur policia i përplas protestuesit përtokë dhe i godet me shkopinj gome. Përdorimi i forcës së tepruar bie ndesh me standardet e Bashkimit Evropian.

Përpara Shqipërisë shfaqen tri rrugë të mundshme, të gjitha të vështira. Vendi është qeverisur për një kohë të gjatë nga një njeri i vetëm, i mbështetur nga qeveritë amerikane dhe evropiane, të cilat kanë parapëlqyer stabilitetin e një pushteti autoritar përkundrejt respektimit të normave demokratike.

Rruga e parë është lëshimi. Rama jep dorëheqjen ose shpall zgjedhje të reja. Kjo mund të qetësojë turmat, por lë të hapur pyetjen se kush do ta drejtojë vendin më pas. Opozita, e udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është thellësisht e diskredituar dhe është bërë vetë shënjestër e zemërimit të protestuesve.

Deri tani, Rama ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke pretenduar se është i vetmi që mund ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Tre skenarët që e presin Shqipërinë

Rruga e dytë është përshkallëzimi. Oligarkët dhe drejtuesit e krimit të organizuar, me të cilët Rama akuzohet se ka lidhje, mund t’i kërkojnë të ndërmarrë një goditje të ashpër për të mbrojtur interesat dhe pasuritë e tyre.

Një tjetër mundësi, është që vetë kryeministri t’u drejtohet me një apel urgjent: pasuritë tuaja janë në rrezik dhe duhet të qëndrojmë së bashku. Shumat e parave që janë në lojë, shumë më të mëdha se ato të përfshira në skemat piramidale që u shembën dhe shkaktuan kaos në vitin 1997, e shtojnë rrezikun e këtij skenari.

Rruga e tretë është zvarritja e krizës, pa një zgjidhje të qartë, përmes një përzierjeje lëshimesh dhe force. Kjo mund të përfshijë ndryshime në qeveri, më shumë fonde për arsimin, arrestime dhe akuza për ndërhyrje të huaja përmes një lufte hibride.

Roli vendimtar i faktorëve të jashtëm

Siç ndodh shpesh në Shqipëri, fuqitë e jashtme mund të luajnë një rol vendimtar. Shtetet e Bashkuara, janë tërhequr kryesisht drejt një politike presidenciale të përqendruar te përfitimet personale. Por a do të vazhdojnë qeveritë evropiane dhe Bashkimi Evropian ta mbështesin njeriun e tyre në Tiranë?

Vetëm dy javë përpara shpërthimit të protestave të dhunshme, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi Shqipërinë dhe vlerësoi “përparimin e jashtëzakonshëm” të vendit.

Një student që foli për BBC-në e përmblodhi qartë këtë kontradiktë: “Rama ka qenë i gatshëm të luajë rolin e djaloshit që ia mban topin Bashkimit Evropian për t’i shërbyer objektivave të tij gjeopolitikë, ndërsa BE-ja ka qenë e gatshme t’i japë legjitimitet qeverisjes së tij, ndonëse ai është një udhëheqës autokrat, i padallueshëm nga dikush si Vuçiç në Serbi”.

Nëse Brukseli vazhdon të mbështesë pa rezerva një njeri të vetëm, në vend që të mbështesë institucionet demokratike, studentët shqiptarë do të vazhdojnë të ngrenë gurët.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë

La Repubblica: Edi Rama gjithnjë e më i izoluar politikisht!

Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri

Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri

Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri
Artikulli tjetër La Repubblica: Edi Rama gjithnjë e më i izoluar politikisht!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bankat me orare të reja – Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Moska i përgjigjet Ramës: Nuk kemi dorë në protestat e Shqipërisë
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Alarm për bombë në Kryeministri dhe disa institucione shtetërore
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.