KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rutte në Kosovë: Dekadat e paqes së arritur me vështirësi nuk duhet të rrezikohen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rutte në Kosovë: Dekadat e paqes së arritur me vështirësi nuk duhet të rrezikohen
AktualeKomentPolitikeRajoni

Rutte në Kosovë: Dekadat e paqes së arritur me vështirësi nuk duhet të rrezikohen

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2025 9:09 am
161 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, tha të martën në Prishtinë se aleanca ushtarake perëndimore është e përkushtuar për sigurinë në Kosovë dhe qëndrueshmërisë në rajon, ndërsa theksoi se bisedimet Kosovë – Serbi janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës në Kosovë, përgjatë së cilës u takua me udhëheqësit vendas dhe trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, që janë misioni më i madh dhe më afatgjatë i aleancës. Aktualisht rreth 4 mijë e 600 trupa të NATO-s kujdesen për sigurinë në Kosovë, ne mesin e tyre rreth 600 trupa janë nga Shtetet e Bashkuara.

Sekretari Rutte tha se një rajon i sigurt i Ballkanit nënkupton më shumë siguri gjithandej zonës euroatlantike.

“Dekadat e paqes së arritur me vështirësi nuk duhet të rrezikohen. KFOR-i është plotësisht i gatshëm për t’u përballur me çfarëdo zhvillimi që ka të bëjë me sigurinë. Në këtë kuadër ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin ndërmjet Prishtinës dhe KFOR-it në pajtim me përkushtimin prej dekadash”, tha zoti Rutte duke nënvizuar se qëndrueshmëria e rajonit varet nga të gjitha palët që duhet të zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës.

“Zgjidhja për paqe afatgjatë është politike”, tha zoti Rutte duke theksuar se NATO-ja do të vazhdojë të mbështes normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Kjo tha ai, është rruga e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve.

“Për ta çuar këtë dialog përpara, të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të përqendrohen në përfitimet afatgjatë”, tha ai.

Normalizimi sjell më shumë qëndrueshmëri dhe siguri për mbarë rajonin tha sekretari Rutte, i cili arriti në Prishtinë pas një vizite në Bosnjë, mes në një periudhë tensionesh, pasi Republika Serbe miratoi ligje që ndalojnë gjyqësorin dhe policinë shtetërore të Bosnjës të veprojnë në territorin e atij entiteti.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë miraton një plan afatshkurtër për financimin e qeverisë
Artikulli tjetër Çështja Veliaj në Apel, Prokurorët “kemi prova të reja”. Shtyhet seanca për sot

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.