KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes?
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes?

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2026 7:56 am
201 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prej javësh po zhvillohen negociata të vështira për një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas disa  raportimeve mediatike ekziston një draft për të zgjatur armëpushimin aktual, por të brishtë, dhe për të hapur sërish për lundrim Ngushticën e Hormuzit, e cila ka qenë e bllokuar që nga fillimi i luftës. Megjithatë, një konfirmim zyrtar për këtë marrëveshje nuk ka ende, as nga regjimi iranian dhe as nga presidenti amerikan Donald Trump.

Fillimisht, portali amerikan i lajmeve Axios raportoi, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë, se negociatorët e të dy palëve kanë rënë dakord për një deklaratë qëllimi 60-ditore për zgjatjen e armëpushimit dhe për nisjen e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit. Pjesë e kësaj marrëveshjeje pritet të jetë edhe hapja e Ngushticës së Hormuzit, në mënyrë që lundrimi të mund të zhvillohet sërish “pa kufizime” dhe pa tarifa. Po ashtu, Irani duhet të pastrojë ngushticën nga të gjitha minat brenda 30 ditësh. Në këmbim, sipas raportit, SHBA synon të heqë bllokadën ndaj porteve iraniane.

Edhe New York Times raportoi se negociatorët e SHBA-së dhe të Iranit janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të tillë. Gazeta iu referua tre zyrtarëve amerikanë që janë të njohur me bisedimet.

Vance raporton për progres

Nga udhëheqja e Iranit deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë lidhur me një marrëveshje të mundshme. Megjithatë, nga Garda Revolucionare iraniane u bë e ditur se një marrëveshje paraprake ende nuk është formuluar dhe rrjedhimisht as konfirmuar, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim duke cituar një burim pranë ekipit negociator.

Nga ana e SHBA-së, zëvendëspresidenti amerikan, J.D.Vance foli për “shumë përparime”, që janë bërë. “Momentalisht ka lëvizje përpara dhe pas për disa detaje gjuhësore”, tha Vance. Ai shprehu shpresën për përparime të mëtejshme, në mënyrë që Trump të jetë në gjendje ta miratojë marrëveshjen. Megjithatë, ende nuk është arritur deri në atë pikë. “Është e vështirë të parashikohet saktësisht kur, apo nëse, presidenti do ta nënshkruajë”, theksoi Vance.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi
Artikulli tjetër Pse po përhapet Ebola?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.