KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
AktualeAnalizeBotaFokusPolitike

SHBA kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran

Përditësimi i fundit: 1 Qershor, 2026 8:56 am
202 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dhuna sërish ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, me ushtrinë amerikane që tha se ka kryer raundin e tretë të sulmeve “vetëmbrojtëse” ndaj caqeve në Iran, teksa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me raketa dhe dronë ndaj Kuvajtit në orët e para të 1 qershorit.

“Komanda Qendrore amerikane [CENTCOM] ka kryer sulme vetëmbrojtëse ndaj radarëve iranianë dhe qendrave të komandës dhe kontrollit për dronët në Goruk të Iranit dhe në ishullin Keshm gjatë fundjavës”, tha entiteti i ushtrisë amerikane që është përgjegjëses për forcat e SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Ky është të paktën sulmi i tretë “vetëmbrojtës” që SHBA-ja ka thënë se ka kryer ndaj caqeve iraniane që kur ka hyrë në fuqi armëpushimi në fillim të prillit.

Sulmet e reja vijnë në kohën kur zyrtarët amerikanë dhe iranianë po shkëmbejnë një sërë propozimesh për një kornizë që do të zgjaste armëpushimin aktual edhe për 60 ditë, si dhe potencialisht do të hapte Ngushticën e Hormuzit dhe do të hiqte bllokadën amerikane ndaj porteve iraniane, mes çështjeve të tjera që po diskutohen.

CENTCOM-i tha përmes deklaratës se sulmet ishin, të paktën pjesërisht, në përgjigje të rrëzimit të një droni nga forcat iraniane.

CENTCOM-i i përshkroi sulmet si “sulme të matura dhe të qëllimshme, të kryera të shtunën dhe të dielën, në përgjigje të veprimeve agresive iraniane, të cilat përfshinin rrëzimin e një droni amerikan MQ-1 që po operonte mbi ujëra ndërkombëtare”.

Në njoftim u tha se aeroplanët luftarakë amerikanë u përgjigjën “duke eliminuar mbrojtjet ajrore iraniane, një stacion kontrolli në tokë dhe dy dronë që paraqisnin kërcënim të qartë për anijet që po kalonin nëpër ujërat rajonale”.

Sipas CENTCOM-it, asnjë pjesëtar i ushtrisë amerikane nuk u lëndua gjatë këtij operacioni.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit u citua nga mediat shtetërore iraniane të ketë thënë se forcat e tij kishin shënjestruar një bazë ajrore që është përdorur nga forcat amerikane për të kryer sulmet e fundit, pa specifikuar se në cilin shtet ndodhej baza.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, ushtria e Kuvajtit njoftoi se mbrojtja e saj ajrore po përballej me “sulme armiqësore me raketa dhe dronë”, ndërsa sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore u dëgjuan në këtë shtet të vogël të Gjirit Persik që është aleat i SHBA-së.

Në një postim në X, ushtria tha se “nëse dëgjohen shpërthime, ato janë rezultat i sistemeve të mbrojtjes ajrore që po pengojnë sulmet armiqësore. Të gjithë qytetarëve u kërkohet t’u përmbahen udhëzimeve të sigurisë dhe mbrojtjes të lëshuara nga autoritetet kompetente”.

Ushtria e Kuvajtit nuk tha menjëherë nëse predhat u lëshuan nga Irani, por shteti i Gjirit shpesh ka qenë cak i sulmeve hakmarrëse nga Teherani, i cili ka pretenduar se sulmet amerikane janë nisur nga territori i tij.

Forcat amerikane kryen sulme më 7 maj, pas sulmeve që përfshinin raketa iraniane, dronë dhe mjete të vogla lundruese të drejtuara kundër anijeve ushtarake amerikane.

Uashingtoni po ashtu kreu sulme më 25 maj dhe më 27-28 maj kundër vendeve nga ku lëshohen raketat, ndaj anijeve që përdoren për të vendosur mina detare dhe caqeve të tjera ushtarake, të cilat SHBA-ja tha se përbënin kërcënim për forcat amerikane dhe transportin tregtar në Ngushticën e Hormuzit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë
Artikulli tjetër Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.