KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkup/ Parlamenti nuk bie dakord për Kodin Zgjedhor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shkup/ Parlamenti nuk bie dakord për Kodin Zgjedhor
AnalizeKryesorePolitikeRajoniZhvillim

Shkup/ Parlamenti nuk bie dakord për Kodin Zgjedhor

Përditësimi i fundit: 17 Korrik, 2026 8:42 am
84 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në vend të kompromisit, partitë politike vazhdojnë me akuza të ndërsjellta për përgjegjësinë e bllokimit të reformës zgjedhore. Me 15 korrik Maqedonia e Veriut duhej t’i dërgonte raport BE-së për reformat e kryera, ku prioritare ishte ndryhimi i Kodit zgjedhor.

Mickovski: Opozita nga frika e humbjes bllokon Kodin Zgjedhor

Përplasjet më të mëdha dhe qendrimet diametralisht të kundërta midis pozitës dhe opozitës për ndyshimin e Kodit zgjedhor kishin të bëjnë me votimin e diasporës, me numrin e njësive zgjedhore dhe financimin  e partive më të vogla. Kryeministri Hristijan Mickoski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së ka qenë këmbëngulës për mundësinë që diaspora të votojë në mënyre elektronike ose përmes postës: “Qëllimi i qeverisë është që të rikthejë mërgatën përsëri në shtëpi por kjo nuk do të ishte e mundur nëse atyre u pamundësohet votimi në zgjedhje”, u shpreh Mickoski. Mickoski akuzoi partitë opozitare LSDM dhe Levica, se kanë radikalizuar qëndrimet e tyre lidhur me Kodin Zgjedhor dhe mundësinë e votimit të diasporës nga frika e humbjes në zgjedhjet e ardhshme.

LSDM: Nuk do të lejojmë grabitje zgjedhore

Socialdemokratët në opozitë vlersojnë se votimi elektronik ose me postë pa verifikim të rreptë institucional e bën të pamundur përcaktimin e identitetit të votuesit dhe mbrojtjen e sekretit të votës. “Ky është një anashkalim i drejtpërdrejtë i rregullave zgjedhore. LSDM nuk do të lejojë grabitje zgjedhore, ne kemi detyrim të mbrojmë votën dhe nuk i pranojmë lojërat e VMRO-DPMNE-së”, thonë nga LSDM.

Sipas partisë opozitare Levica, votimi elektronik nga diaspora nuk ka qenë kurrë pjesë e rekomandimeve të ODIHR-it, as çështja më e rëndësishme për demokracinë e Maqedonisë, siç pretendon VMRO-DPMNE.

“Një njësi zgjedhore dhe një Kod i ri Zgjedhor ishin arsyeja pse u formua Grupi i Punës në radhë të parë. Një njësi zgjedhore nuk është një kërkesë e re e së Majtës e shpikur brenda natës, është folur për të me dekada”, deklaron partia opozitare Levica.

E njëjta procedurë të vlejë për të gjitha zgjedhjet

Ndërkohë, edhe BDI-ja ka kërkuar ndryshimin e modelit zgjedhor, duke u deklaruar për një njësi zgjedhore me lista të hapura dhe prag zgjedhor prej 5 për qind. Nga kjo parti thonë, se ky qëndrim është mbajtur vazhdimisht gjatë bisedimeve për Kodin Zgjedhor.

Nga Lidhja Shqiptare pajtohen për votimin e diasporës, qoftë me postë qoftë në formë elektronike. Megjithatë, kërkesa e tyre është që e njëjta procedurë të vlejë edhe në zgjedhjet lokale. “Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mundet të votojë diaspora e në zgjedhjet lokale jo. Unë nuk e di se pse nuk lejohet të votojë mërgata edhe në zgjedhjet lokale. Ata janë qytetarë të këtij vendi, kanë të drejtë kushtetuese të votojnë dhe shteti ka për detyrë që të krijojë mundësitë që qytetari të realizojë të drejtën e votës”, thotë Elmi Aziri nga Lidhja Shqiptare.

Pas bisedimeve të pasuksesshme për ndyshimin e Kodit Zgjedhor, kryeministri Mickovski thotë, se qeveria mbetet e përqendruar në realizimin e mandatit deri në vitin 2028, nga ana tjetër opozita vlerësoi se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale politike janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hungari/ Magyar e çmonton me shpejtësi shtetin e Orbanit
Artikulli tjetër Dhunohet nga disa persona një oficer policie, në Sarandë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.