KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpulla e Macron ‘u zhduk’ në Francë, mediat e fshinë brenda 24 orësh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Te Tjera > Shpulla e Macron ‘u zhduk’ në Francë, mediat e fshinë brenda 24 orësh
BotaPolitikeSocialeTe TjeraZhvillim

Shpulla e Macron ‘u zhduk’ në Francë, mediat e fshinë brenda 24 orësh

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2025 1:35 pm
418 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një shtyrje apo një shpullë. Një klip i shkurtër që do të kishte dominuar lajmet amerikane për ditë të tëra, u transmetua në Francë vetëm për 24 orë dhe pastaj u zhduk. Kur një video virale u shfaq gjatë fundjavës që tregonte gruan e Presidentit Francez Emmanuel Macron, Brigitte, duke i shtyrë fytyrën pikërisht kur ai po bëhej gati të zbriste nga avioni gjatë një vizite në Vietnam, gazetat franceze reaguan vakët. Asnjë faqe e parë gazete franceze nuk e kishte atë mëngjesin e ditës tjetër.

Kjo, me shumë gjasa, nxjerr në pah një ndarje kulturore midis Francës dhe Anglosferës, ka një besim të hershëm francez se jeta private e politikanëve duhet të mbrohet. Kjo traditë e ruajtjes së sekretit e mbajti të fshehtë vajzën e paligjshme të Presidentit François Mitterrand për vite me radhë. Kjo gjithashtu ka nënkuptuar një heshtje delikate rreth jetëve të tjera personale kontroverse, si rasti famëkeq i Dominique Strauss-Kahn. Arrestimi i ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për akuza për sulm seksual në Nju Jork në vitin 2011 i dha fund papritur karrierës së tij politike, pikërisht kur ai po shfaqej si një kandidat kryesor presidencial.

Të njëjtat rregulla të pashkruara dolën në pah në 2014, kur revista Closer publikoi foto të ish-Presidentit François Hollande duke hyrë në apartamentin e një miku, ku thuhet se po takohej me aktoren Julie Gayet. Në atë kohë, Gayet ishte e dashura e tij, edhe pse ai ende kishte një partnere me të cilën bashkëjetonte. Historia shkaktoi trazira, por zyra e Hollande dënoi “shkeljen e privatësisë” dhe media shpejt u tërhoq. Kështu, kur videoja e Macron filloi të qarkullonte, reagimi fillestar i medias ishte i shpejtë, por jetëshkurtër. Mediat franceze e transmetuan klipin, e analizuan shkurtimisht dhe vazhduan më tej. Marrëdhënia e Macron me Brigitte ka qenë në fakt gjithmonë e pazakontë.

Ata u njohën kur ai ishte vetëm 15 vjeç dhe ajo ishte mësuesja e tij e dramës në një shkollë private në Amiens. Ajo ishte 24 vjet më e madhe, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Nisi si marrëdhënie mësues-nxënës por u kthye në dicka më të madhe. Por duket se edhe në francë, vija ndarëse mes publikes e privates, po zbehet dhe mediat sociale po luajnë rolin vendimtar.

Prej kohësh në to ka qarkulluar edhe një teori konspirative, sipas të cilës zonja e parë e francës është burrë. Zonja e parë ka paditur dy gra për përhapjen e këtyre zërave, dhe ka fituar. Por kjo ka sjellë edhe një reagim nga presidenti. Ai foli për temën në 2024, duke thënë se pjesa më e keqe e të qenit president është të përballesh me “informacione të rreme dhe histori të sajuara”. “Njerëzit përfundojnë duke i besuar ato, dhe kjo të prish jetën “, tha Macron.
Marrë nga Gazeta-shqip.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit
Artikulli tjetër Kur dhe si kalbet pushteti?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.