Shqipëria ditën e djeshme ka dorëzuar dokumentimin e ratifikimit të pjesëmarrjes së vendit në ‘Bordin e Paqes’. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në SHBA, e cila ka publikuar dhe dokumentin që vendi ka dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Por dokumenti, të cilin Shqipëria e ka dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë, është me gabime drejtshkrimore. Që në titull të dokumentit, shkruhet ‘Instrument Ratfikimi’, ndërkohë që fjala e saktë drejtshkrimore është ‘Instrument Ratifikimi’.
Marrë nga Dosja.al