Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha ditën e sotme në Kuvend, gjatë seancës plenare se, është arritur një marrëveshje për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve, për t’iu mundësuar shqiptarëve jashtë vendit të votojnë.
Sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, çdo shtetas shqiptar mbi 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, pa dallim race, etnie, gjuhe, bindje politike apo gjendje ekonomike. Janë të paktën 520 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë të cilëve u ka skaduar ose i skadon afati i dokumenteve deri më 11 maj. Me anë të këtij akti normativ, këta emigrantë do të kenë të drejtë që të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje.
Është hera e parë që diaspora do të votojnë në zgjedhjet parlamentare nga vendi ku jetojnë dhe punojnë.
Hoxha: Po sjellim në seancë për miratim pas diskutimeve në komisionet dy akte normative që zgjaten afati i vlefshmërisë për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën deri në fund të majit 2025 që diaspora të votojë dhe të ushtrojë të drejtën e votës për 11 majin. Këto janë hapa ta domosdoshme për garantimin e votës për çdo qytetar. Vota është themeli i demokracisë dhe shtyllë e një shoqërie të lirë. Nuk mund të lejojmë që vështirësitë e rinovimin të bëhen pengesë për pjesëmarrjen në zgjedhje. Diaspora jep kontributin për vendin. Nuk janë vetëm qytetarë të Shqipërisë por ambasador. Detyra jonë të bëjmë çka është e nevojshme për përfshirjen e tyre në çdo vendimarrje.
Me këto akte përcjellim mesazhin që shteti amë mbetet i përkushtuar për të drejtat e qytetarëve kudo që jetojnë. Miratimi mundëson pjesëmarrje të gjerë për qytetarët jashtë republikës që do regjistrohen në platformën e KQZ. Kompania e prodhimit të dokumenteve po vijon punën me shtetas jashtë vendit. Numri i shtetasve shqiptarët me të drejtë vote që u ka kaluar afati ose që i skadon deri në 11 maj është 520 mijë shtetas. Edhe KQZ iu drejtua Këshillit të Ministrave me qëllim shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.
Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç pa dallim ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Kemi detyrim tu ofrojmë ndihmë dhe të mbrojmë të drejtat e shtetasve tanë. Këshilli i Ministrave propozon që afati i vlefshmërisë s ID dhe që mbaron deri në 11 maj të zgjatet deri në 30 maj. Për të përmbushur vendimin historik që diaspora të ketë mundësi për herë të parë të votojë jashtë vendit.
Marrë nga Vizionplus.tv