KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut barazohen me pakicën maqedonase në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut barazohen me pakicën maqedonase në Shqipëri
AktualeKomentKryesorePolitikeRajoni

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut barazohen me pakicën maqedonase në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 23 Dhjetor, 2025 11:30 am
135 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Dijana Toska

 

KËRKESË PËR SQARIM ZYRTAR NGA SHTETI SHQIPTAR

Deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbi “reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve”, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përmenden në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri, kërkon sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar nga institucionet e shtetit shqiptar.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë minoritet, por popull shtetformues, me mbi 30 përqind, faktor kushtetues, demografik dhe historik në këtë shtet. Çdo formulim që i relativizon apo i barazon me pakica kombëtare përbën devijim serioz nga e vërteta politike dhe historike.
Shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë nuk janë lodra në duart e shtetit amë, por trung kombëtar që duhet përkrahur dhe mbrojtur. Kjo nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues dhe moral i Shqipërisë.
Republika e Shqipërisë, sipas frymës së Kushtetutës së saj dhe praktikës së deritanishme shtetërore, ka përgjegjësi të qartë për: mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve jashtë kufijve, ruajtjen e statusit të tyre politik dhe moslejimin e asnjë narrative që i zhbën ata nga subjekt në objekt diplomatik.
Prandaj, kërkohet të sqarohet publikisht:
1. A ishte kjo deklaratë lapsus individual, apo mosdije!?
2. Apo përfaqëson një ndryshim zyrtar të politikës së jashtme të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?
Heshtja në këtë rast do të nënkuptonte pranim të relativizimit të statusit shtetformues të shqiptarëve, gjë që është e papranueshme dhe e dëmshme për interesin kombëtar.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kërkojnë favore, por respektim të statusit të tyre real politik dhe përkrahje të qartë nga shteti amë.
Kjo deklaratë nuk është lapsus i pafajshëm diplomatic është gabim i rëndë politik dhe historik.Është legjitimim i narrativave unitariste që i kanë diskriminuar për dekada shqiptarët e Maqedonisë..
Reciprociteti aplikohet mes pakicave, jo mes një pakice dhe një populli shtetformues.
Kjo është ABC-ja e diplomacisë, jo temë për eksperimente politike.
Faleminderit për vëmendjen.
Shpresojmë që sqarimi të konfirmojë se Shqipëria nuk negocion me identitetin, statusin dhe dinjitetin e shqiptarëve, sepse ato nuk janë çështje diplomatike, por themeli i kombit.
Historia i mban mend mirë jo vetëm fjalët që thuhen, por edhe sqarimet që jepen – ose që mungojnë.

 

Marrë nga Lajmpress.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma

Kushtoi 650 mijë euro, shembet pas disa muajsh rruga e Llazove në Mallakastër

Prokuroria thërret për marrje në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve

Vazhdojnë përplasjet në Baks-Rrjoll, shoqërohen në Polici 20 banorë

Rihapet procesi për vrasjen e Dritan Lamajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Renditja e FIFA-s: Shqipëria dhe Kosova e mbyllin vitin pa ndryshime
Artikulli tjetër Napoli fiton Superkupën e Italisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ish-krerët e UÇK-së flasin para Gjykatës në Hagë/ Mbrojtja: Prokuroria s’ka prova
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 18 Shkurt, 2026
Tender “sekret” 820 mijë euro për shërbimin satelitor të Policisë
Aktuale Analize Finance Fokus HI-Tech Kryesore 18 Shkurt, 2026
Euro bie, çmimet jo
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shkurt, 2026
Dhuna online në rritje: 71% e raportimeve nga vajzat
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion 18 Shkurt, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.