KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez

Përditësimi i fundit: 23 Shtator, 2025 4:50 pm
183 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në kuadrin e konferencës për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi njohjen e shtetit të Palestinës:

“Disa mund të thonë, që është shumë vonë. Të tjerë mund të thonë, që është shumë herët”, tha Macron. “Por një gjë është e sigurtë: Ne nuk mund të presim më gjatë.” Masakra e organizatës terroriste Hamas më 7 tetor 2023 është vërtetë një “plagë e hapur”, vazhdoi Macron. Megjithatë qindra mijëra njerëz janë dëbuar, plagosur, uritur dhe traumatizuar, theksoi ai. Jeta e tyre po vazhdon të shkatërrohet, edhe pse Hamasi është dobësuar ndjeshëm. “Asgjë nuk e justifikon vazhdimin e luftës në Gazë. Asgjë”, tha presidenti francez.

Edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja deklaruan njohjen e Palestinës

Më parë edhe Kanadaja dhe Britania e madhe deklaruan njohjen zyrtare të një shteti palestinez – këto ishin dy shtetet e para nga grupi G7 i vendeve të fuqishme ekonomike perendimore, që njohën shtetin palestinez.

Nga pesë fuqitë me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tashmë katër – krahas Francës, edhe Rusia, Kina dhe Britania e Madhe njohin Palestinën, ndërsa SHBA-ja jo. Ashtu si Izraeli edhe SHBA e bojkoton konferencën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit.

Kjo konferencë zhvillohet me nismën e Francës dhe të Arabisë Saudite me qëllim t’u japë një impuls të ri përpjekjeve për zgjidhjen me dy shtete dhe fundin e luftës duke i dhënë kësisoj edhe tonin Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Si pozicionohen vendet e BE-së?

Franca: Që me fillimin e luftës në Gazë në tetor 2023 presidenti francez Emmanuel Macron disa herë e ka shprehur në publik mendimin për njohjen e shtetit të Palestinës, por herë pas here edhe është tërhequr.

Macron është pozicionuar qartazi si mbështetës i zgjidhjes me dy shtete. Në një shtet të mëvetsishëm palestinez nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë pjesë e qeverisë Hamasi radikal-islamik, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga Gjermania, SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe disa shtete arabe. Parisi kërkon armëpushim në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve, akses të lirë për ndihmat humanitare dhe një stabilizim të rajonit. Gjithashtu Parisi pret nga Izraeli që të ndalë shtrirjen e vendbanimeve në Jordanin Perendimor si dhe të gjitha planet për aneksim.

Britania e Madhe: Kryeministri Keir Starmer është shprehur ngjashëm si Macron. Edhe Britania e Madhe i përmbahet zgjidhjes me dy shtete. Britania e Madhe historikisht ka një përgjegjësi të veçantë për rajonin e Lindjes së Mesme: Ish-fuqia koloniale e ka administruar Palestinën per mandat nga Lidhja e Kombeve. Më 1917 britanikët shpallën deklaratën e ashtuquajtur Deklara-Balfour duke marrë përsipër, që të krijojnë “në Palestinë një atdhe për popullin hebre”. Afati i këtij mandati përfundoi më 1948 me themelimin e shtetit të Izraelit dhe me luftën e parë arabo-izraelite. Kjo periudhë deri më sot karakterizon raportet historike dhe politike ndaj Izraelit dhe palestinezëve.

Britania e Madhe prej dekadash është e angazhuar me ndihmë zhvillimi në territoret palestineze, si në sektorin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.

Spanja: Madridi mbështet qartazi palën palestineze, që në maj 2024 Madridi e njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës. Spanja e konsideron zgjdihjen me dy shtete si të vetmen mundësi realiste për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Spanja ndërkohë po zgjeron ndihmën për territoret palestineze si në aspektin financiar ashtu edhe në atë institucional.

Çështja palestineze në Spanjë është konsideruar shumë herët si pjesë e luftës globale kundër kolonializmit dhe shtypjes. Në fund të viteve 1970, kur Spanja vet e troshitur prej diktaturës së Frankos sapo kishte filluar me konsolidimin e vlerave demokratike, nisën të forcohen partitë dhe lëvizjet e majta, që solidarizoheshin me luftrat çlirimtare antikoloniale në mbarë botën – e po ashtu edhe me palestinezët nën pushtimin izraelit.

Qeveria spanjolle thekson, se njohja e Palestinës nuk është kundër Izraelit. Edhe Izraeli njihet si shtet nga Madridi, megjithatë qeveria në Madrid kritikon vazhdimisht shkeljet e së drejtës ndërkombëtare të pandehura si gjenocid të Izraelit si dhe shtrirjen e territoreve në Jordanin Perëndimor.

Europa e përçarë në qëndrime

Krahas tre vendeve edhe shtete të tjera europiane e kanë njohur shtetin e Palestinës: Irlanda, Polonia, Norvegjia. Në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme (22.09.2025) deklarojnë njohjen edhe Portugalia, Belgjika dhe Finlanda.

Shtete të tjera, në radhë të parë Gjermania, janë të rezervuara ndaj njohjes së shtetit të Palestinës. Pozicioni gjerman është, që njohja nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme në këtë moment pa arritur në një zgjidhje përmes bisedimeve.

Gjermania: Kushte ende jo realiste për zgjidhjen me dy shtete

Qeveria gjermane në Berlin, sikurse deklarohet zyrtarisht, “së shpejti” nuk do të ndërmarrë nonjë hap për njohje. “Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj nisme”, tha kancelari kristiandemokrat Friedrich Merz në gusht në kuadrin e takimit me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney. Argumenti i Merz: “Ne konsiderojmë se aktualisht kurrësesi nuk janë përmbushur kushtet për njohjen e shtetit.” Një njohje duhet të jetë hapi i fundit i një procesi paqeje, prej nga të dilet me një zgjidhje për dy shtete.

Republika Çeke

Republika Çeke është një ndër mbështetëset më të hapura të Izraelit në BE. Ky vend mban marrëdhënie të ngushta diplomatike, ekonomike dhe në aspektin e politikës së sigurisë me Izraelin. Praga është shumë e rezervuar në kritika gjatë debatit ndërkombëtar. Republika Çeke – që me themelimin e Izraelit – ka mbajtur raporte të ngushta dhe në vitet 1940 dhe 1950 Praga ka furnizuar me armë shtetin e ri të Izraelit. Për mbështetjen e Izraelit janë në konsensus të gjitha partitë në Çeki. Edhe popullsia është tradicionalisht pozitive në qendrimin ndaj Izraelit. Deri tani Praga e refuzon njohjen e shtetit të Palestinës.

Hungaria

Edhe Hungaria në shumë drejtime është qartazi pro Izraelit. Në mënyrë të përsëritur kryeministri hungarez Viktor Orban thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto vazhdimisht ka deklaruar, se Hungaria e dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u vranë 1200 vetë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng, dhe njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Hungaria rregullisht i bllokon masat e përbashkëta të BE-së, që kritikojnë Izraelin. Budapesti disa herë i ka refuzuar deklaratat e BE-së që mbështesin armëpushimin në Gazë dhe kërkojnë masa sanksionuese ndaj Izraelit.

 

Marrë nga Deutsche Welle

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kapen mbi 41 kg kokainë nga Brazili, në Portin e Durrësit

‘Corriere della Sera’: Protestat shndërrohen në lëvizje kundër qeverisë

SHBA-ja paralajmëron Serbinë për afrimin me Kinën në fushën e IA-së

Paratë e para të Maqedonisë u shtypën me letër të kontrabanduar përmes Shqipërisë

Ish-ministri maqedonas i mbrojtjes: Vdekja e presidentit Trajkovski ishte atentat, jo aksident

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm NATO paralajmëron Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme
Artikulli tjetër Shkarkohet nga detyra kryebashkiaku Erion Veliaj, PD dhe PS bashkojnë votat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut mes 40 më të fuqishmeve në botë
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Amir Rrahmani largohet nga kombëtarja e Kosovës
Koment Kryesore Rajoni Sociale Sporti 14 Shtator, 2026
Alarm për blerësit shqiptarë e maqedonas të pronave, në Greqi
Ekonomi Koment Politike Rajoni Sociale 14 Shtator, 2026
Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.