KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u shndërrua protesta në revoltën më të madhe të viteve të fundit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si u shndërrua protesta në revoltën më të madhe të viteve të fundit
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Si u shndërrua protesta në revoltën më të madhe të viteve të fundit

Përditësimi i fundit: 15 Qershor, 2026 12:16 pm
140 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Këtë të hënë pritet të mbahet protesta e 16-të radhazi e revoltës qytetare kundër qeverisë. Ajo që nisi si një kundërshtim ndaj projektit të resortit në Zvërnec dhe Sazan është shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë, me kërkesa që shkojnë përtej çështjeve mjedisore dhe prekin drejtpërdrejt qeverisjen, emigracionin, korrupsionin dhe të ardhmen e vendit.

Prej më shumë se dy javësh, mijëra qytetarë mbushin çdo mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin para Kryeministrisë. Mes flamujve kombëtarë, pankartave dhe thirrjeve kundër qeverisë, kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste.

Kjo lëvizje ka marrë gradualisht karakteristikat e një proteste qytetare, ku pjesëmarrja nuk dominohet nga partitë, por nga qytetarë, familje, të rinj, profesionistë dhe emigrantë të kthyer për pushime. Në mbrëmje, pasi përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin që tashmë është bërë pjesë e ritualit të përditshëm të protestës. Rrugët kryesore të Tiranës mbushen nga kolona të gjata njerëzish që lëvizin nën brohoritma dhe këngë patriotike.

Megjithatë, protesta e së dielës shënoi një moment të ri për lëvizjen. Për herë të parë që nga nisja e revoltës, protestuesit bllokuan plotësisht autostradën Tiranë-Durrës dhe aksin që lidh kryeqytetin me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Pas më shumë se dy orësh fjalime para Kryeministrisë, turma marshoi drejt mbikalimit të Kasharit, duke krijuar trafik kilometrik në arterien më të rëndësishme rrugore të vendit. Më pas protestuesit vijuan drejt rrugës së aeroportit, duke paralizuar për disa orë qarkullimin në një nga nyjet më strategjike të Shqipërisë.

Teksa mijëra qytetarë ishin mbledhur para Kryeministrisë, deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja”, njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, ajo deklaroi se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur, duke argumentuar se kufijtë e saj përcaktohen nga vlerat personale dhe jo nga përkatësia partiake.

Një nga elementët më të veçantë të kësaj lëvizjeje mbeten pankartat. Nëse në ditët e para dominonin mesazhet për mbrojtjen e Zvërnecit, sot pankartat pasqyrojnë një gamë shumë më të gjerë shqetësimesh. Emigrimi masiv, korrupsioni, kostot e jetesës, mungesa e shpresës për të rinjtë dhe kritikat ndaj klasës politike janë kthyer në temat kryesore të revoltës.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj proteste është diaspora. Shqiptarë në Londër, Vjenë, Mynih, e qytete të ndryshme në SHBA dhe Kanada kanë organizuar tubime solidariteti në mbështetje të protestuesve në Shqipëri. Qindra shqiptarë që mbajnë në shpinë flamurin kuqezi kanë përcjellë mesazhe mbështetjeje për zhvillimet në Tiranë.

Thirrja “Rama, jepe dorëheqjen” është bërë tashmë refreni i përbashkët i protestave brenda dhe jashtë vendit.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestat i japin goditjen e fortë Aleksandër Vuçiçit
Artikulli tjetër “Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Dhjetëra robotë humanoidë dalin në protestë në Varshavë
Aktuale Analize Bota Fokus HI-Tech Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.