KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve

Përditësimi i fundit: 7 Tetor, 2026 9:35 am
48 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në kulmin e skandalit “Kayo”, vetëm pak ditë pasi SPAK sekuestroi telefonat e Ardi Veliut, Arjeta Pucës dhe Ron Yeffet, Ministria e Mbrojtjes ka propozuar një projektligj për t’u hequr taksat bizneseve të tyre.

Drafti i hedhur për konsultim publik ndryshon ligjin ekzistues për industrinë ushtarake duke i dhuruar një “parajsë” të vërtetë fiskale subjekteve të licencuara në këtë sektor.

Për ironi, përfituesit kryesorë të këtyre lehtësive radikale pritet të jenë pikërisht kompanitë private të lidhura me partneritetet shtetërore, të cilat sot janë nën lupën e Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe hije të rënda dyshimi mbi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të armatimeve.

Heqje totale taksash

Sipas dokumentit zyrtar, qeveria propozon heqjen e plotë të çdo detyrimi që rëndon mbi armët e prodhuara apo të tregtuara nga këto subjekte, jo vetëm në shitje, por edhe për importin e mallrave, makinerive apo pajisjeve që përdoren për prodhimin e tyre.

• TVSH 0% për shitjet: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për produktet përfundimtare zbret në zero, duke eliminuar plotësisht shkallën prej 10% që parashikonte ligji aktual.

• Import pa taksa: Operatorët përjashtohen plotësisht nga TVSH-ja në import për makineritë dhe lëndët e para.

• Zero taksa vendore: Bizneset e armëve nuk do të paguajnë më asnjë taksë lokale për ndërtesat apo aktivitetin e tyre.

• Tatim-fitimi zero: Këto lehtësi reja i shtohen përjashtimit ekzistues 10-vjeçar nga tatimi mbi të ardhurat korporative.

Dyshime për trafik

Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi, zyrtarët e kompanisë shtetërore “Kayo” dhe partnerët e tyre privatë, si Ron Yeffet dhe Arjeta Puca, sapo kanë dorëzuar pajisjet e tyre elektronike në zyrat e SPAK-ut.

Lëvizja e jashtëzakonshme e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për të mësyrë në vilat dhe zyrat e tyre erdhi menjëherë pas publikimit të audiopërgjimeve tronditëse nga ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj.

Në këto përgjime, biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet dëgjohet duke biseduar me sipërmarrës dhe shtetas ukrainas (të identifikuar si Igor dhe Sergei, si dhe një grua e quajtur Tatiana), ku zbulohet një skemë e dyshuar e tregtisë dhe e lëvizjes së armëve që përfshin Shqipërinë.

Ndërsa prokurorët dhe agjentët e BKH-së po analizojnë komunikimet e tyre sekrete për të zbërthyer rrjetin e dyshuar të armëve me ukrainasit, shteti po nxiton t’u pastrojë rrugën financiare duke u hequr çdo taksë mbi shitjen dhe prodhimin e armatimeve në Shqipëri.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Masakër mjedisore në lumin Shkumbin
Artikulli tjetër Pse shqiptarët paguajnë shtrenjtë për internet të ngadaltë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.