KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Të punohet fort për zgjidhjet” në dialogun Kosovë-Serbi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > “Të punohet fort për zgjidhjet” në dialogun Kosovë-Serbi
OpinionPolitikeRajoniZhvillim

“Të punohet fort për zgjidhjet” në dialogun Kosovë-Serbi

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 9:45 am
163 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

DW: Në Serbi po rritet presioni ndaj shoqërisë civile dhe demonstruesve. Një përshtypje e përgjithshme e njerëzve atje është, se BE dhe Gjermania po i lenë vetëm protestuesit dhe OJQ-të. A është vërtetë kështu?

Manuel Sarrazin: Në radhë të parë janë serbet dhe serbët ata që vendosin për vendin dhe për të ardhmen e tyre. Ndaj nuk është qëllimi ynë, që të japim vlerësime për protestat, që po zhvillohen atje. Por dua të theksoj, se: Nëse qeveria e Serbisë tek ne krijon përshtypjen, se është e interesuar për dialogun me studentet dhe studentët dhe njëkohësisht kryen kontrolle tek organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë partneret tona, atëherë kjo tregon, se ajo nuk është vërtetë e interesuar për dialog me shoqërinë, me aktorët nga protestat. Mendoj, se ne duhet të themi qartazi: Serbia si vend kandidat për në BE nuk duhet të vendosë nën presion strukturat dhe institucionet, të cilat angazhohen për formimin e frymës demokratike dhe diskursit demokratik në vend.

DW: Cilat janë hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrin Gjermania dhe BE?

Manuel Sarrazin: Eshtë e qartë, që gjatë procesit të anëtarësimit vlerësohet se si respektohen kriteret e anëtarësimit, të ashtuquajturat fundamentalet. E ndër to bën pjesë edhe shteti ligjor si dhe çështje të demokracisë dhe vlerat tona themelore. Eshtë e qartë, se këto janë të lidhura ngushtë menjëra-tjetrën.

DW: Krahas Serbisë këto ditë edhe Bosnje-Hercegovina ka  qenë në fokus të lajmeve. Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Supreme të Bosnjes ndaj presidentit të Republika Srpsk, Milorad Dodik nga njëra anë, si dhe ndërhyrja juridikisht ndaj OJQ-ve në Republika Srpska. Çfarë nënkuptojnë këto zhvillime lidhur me stabilitetin politik të Bosnje dhe Hercegovinës?

Manuel Sarrazin: Për mendimin tim është e qartë: Nëse hyn në fuqi tani ligji i vendosur në Republika Srpska për OJQ-të, atëherë kjo është de facto pengesa më e madhe për hapat e mëtejshëm në shtegun e afrimit me BE-në për të gjithë Bosnjë dhe Hercegovinën. Me të tilla ligje sipas modelit rus ky vend nuk mund të formësojë me sukses rrugën drejt BE-së. Kushdo edhe në Republika Srpska duhet ta dijë, se kush është shkaktari i këtyre problemeve. Edhe ligjet, që kanë për qëllim të dobësojnë shtetin e përbashkët boshnjak dhe janë pjesë e agjendës sececioniste të Milorad Dodikut, me siguri që nuk do ta çojnë përpara këtë vend në rrugën për në Bashkimin Europian.

Sa ka të bëjë me procesin kundër Milorad Dodik, ky është një sinjal i rëndësishëm, që institucionet në Bosnje dhe Hercegovinë, pra gjykatat kanë marrë një vendim të pavarur. Ne duhet të presim, se si do të jetë komportimi i mëtejshëm juridik lidhur me këtë vendim. Por ne presim natyrisht edhe që institucionet e shtetit të respektohen dhe të pranohen vendimet e tyre. Projektligjet, që janë vendosur tani të të ashtuquajturën Asamble të Republika Srpska, ende nuk kanë hyrë në fuqi. Mendoj, se këto vendime duhen vlerësuar me shumë seriozitet. Nëse ato hyjnë në fuqi, do të kenë vërtetë pasoja masive, që ne do t’i shqyrtojmë saktësisht. Këtë duhet ta ketë kuptuar Republika Srpska.

DW: As që po flitet më për dialogun Kosovë-Serbo. Kjo është një temë, që duket se është zhvendosur tërësisht në sfond, nisur nga sfidat e tjera në rajon. Përse bëhet kaq pak në këtë drejtim, ndonëse afrimi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një ndër faktorët kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Peter Sörensen, i ngarkuari i ri posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta çojë përpara këtë proces. Bisedimet e para, që kemi zhvilluar, na kanë krijuar një përshtypje mjaft të mirë për të si person. Ai me siguri do të vendosë thekse të reja në dialog. Njëkohësisht Sörensen me siguri do të përpiqet, që me një punë këmbëngulëse profesionalisht të arrijë afrimin ndërmjet dy vendeve.

Në të kaluarën ka ndodhur, që Gjermania, por edhe unë vet, kishim një detyrë thelbësore për të mbështetur punën e institucioneve europiane dhe të kryenegociatorit europian. Ne javët e muajt e ardhshëm do të bashkëpunojmë ngushtë në këtë drejtim. Kjo vlen dhe për qeverinë e ardhshme federale. Gjermania e mbështet qasjen europiane në dialog si dhe qasjen e personave që ndërveprojnë në të.

Shpresoj, që edhe atje tani të nisë puna thelbësore. Tani është e rëndësishme të punohet fort për zgjidhjet. Zoti Sörensen është personi i duhur për këtë detyrë.

DW: Krahas Serbisë edhe Kosova ndodhet para sfidash dhe ndryshimesh të mëdha. Ndërkohë është e paqarta situata politike. A ka probleme që mund t’i veçonit ju si i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Ne duhet të presim, se si do të jenë zhvillimet e mëtejshme politike në Republikën e Kosovës. Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog. Këtë e presim edhe nga Serbia.

Por nuk jemi ne që vendosim, se si do të krijohet qeveria në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim që e merr Kosova.

DW: Këto ditë e javë po përjetojmë një kthesë në shumë çështje të politikës së sigurisë dhe gjeostrategjisë. Disa madje me fillimin e mandatit të dytë presidencial të Donald Trump në SHBA bëjnë fjalë për për një kthesë në raportet europiano-amerikane. Kjo gjithashtu ndikon ndjeshëm ndaj Ballkanit Perëndimor. Çfarë roli mund të luani Ju, por edhe Gjermania e BE, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në?

Manuel Sarrazin: Fillimisht ne duhet të vlerësojmë shumë seriozisht, që me sa duket SHBA po tërhiqet nga financimi i organizatave të shoqërisë civile. Këto institucione, që punojnë për shoqërinë, sipas mendimit tim, janë shtylla bazë për shtegun e transformimit të vendeve në drejtim të BE-së. Do të jetë e vështirë, po të humbasë tërësisht ky angazhim. Eshtë ndoshta edhe një shans, që disa gjëra të bëhen më mirë, që Europa të shohë, se ku strukturat e saj janë të ndërlikuara, burokratike pikërisht në mbështetjen e proceseve të transformimit dhe ku ne mund të përmirësohemi edhe më shumë.

Së dyti, ajo që dua të theksoj është, se kushdo në Ballkanin Perëndimor duhet ta dijë, që bukën e përditshme e përfiton nga tregtia me BE-në. Receta e suksesit për Ballkanin Perëndimor konsiston në integrimin në tregun e brendshëm europian. Afrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në interes reciprok. Mendoj, se ka premisa të mira, nëse të gjithë ndajnë këtë vlerësim. Kjo ne si Europë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor do të na ndihmonte që të reagojmë në mënyrë të përshtatshme ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë.

DW: Pas zgjedhjeve për Bundestagun më 23 shkurt CDU/CSU dhe SPD po zhvillojnë bisedimet e sondazhit për krijimin e koalicionit qeverisës. Nuk përjashtohet, që më pas qeveria të vendosë thekse të reja edhe lidhur me Ballkanin Perëndimor. Ju si politikan ekologjist ndoshta nuk do të vazhdoni ta ushtroni këtë detyrë që keni ju aktualisht. Cila është dëshira Juaj ndaj koalicionit të ardhshëm për këtë post dhe angazhimin për Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Ne përveç mbështetjes sonë për procesin e anëtarësimit në BE në vitet e kaluara kemi çuar përpara edhe Procesin e Berlinit. Qeveria aktuale ka vendosur tani, që vendi organizator i samitit sivjet të jetë Britania e Madhe. Mendoj, se ne si koalicion tri-partishë pas krijimit të qeverisë më 2021 treguam, se sa e rëndësishme është vazhdimësia. Eshtë edhe tani një shans i madh, që edhe qeveria e ardhshme ta ndjekë në të njëjtat gjurmë Procesin e Berlinit duke e marrë prej nesh stafetën dhe bashkë me britanikët të vendosi impulse të reja. E rëndësishme është të theksoj këtu, se Procesi i Berlinit konsiston në marrëveshjet e sukseshme multilaterale të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtu natyrisht synohet edhe avancimi i mëtejshëm i hapësirës së përbashkët ekonomike dhe integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi duhet të jetë që këto vende të afrohen edhe më shumë me BE-në, të përgatiten edhe më tej për anëtarësimin në BE dhe të arrijnë hapjen drejt Europës. Edhe për Britaninë e Madhe do të jetë një detyrë e rëndësishme, që ta formësojë shumëllojshmërinë e Procesit të Berlinit bashkë me vendet e rajonit.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kina në gjah për mundësi në Evropë dhe Tajvan pas përçarjeve transatlantike
Artikulli tjetër Tajvani, Trumpi dhe loja e madhe e pokerit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.