Me një kopertinë të ‘kuqe flakë’, revista Time ka komentuar tërheqjen e Joe Biden nga gara për presidencën dhe kandidaturën e Kamala Harris.
Në foto shfaqet ish-presidenti teksa largohet, ku pamja e tij mezi duket, e ndërsa nga e mjaft është nënkryetarja Harris, që tashmë rreth saj mblidhen gjithnjë e më shumë demokratë.
Ato sjellin në vëmendje edhe kopertinën e bërë në qershor, ku shfaqet Bide, e ku shkruhet “panik”. Tashmë, paniku qëndron ende mes demokratëve, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të shkojë fushata zgjedhore e tyre për një Donald Trump, i cili ka fituar jo pak pikë që pas atentatit të dështuar të tyre.
Ndërkohë Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, ka thënë se është e nderuar që gëzon mbështetjen e presidentit aktual, Joe Biden për t’i hyrë garës presidenciale të nëntorit dhe që synon fitoren.“Do të bëj gjithçka që mundem për të bashkuar Partinë Demokratike – për të bashkuar kombin tonë – për të mposhtur Donald Trumpin dhe agjendën e tij ekstreme Projekti 2025”, ka thënë Harris përmes një deklarate.
“I kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë”, ka shtuar ajo.
Ajo e ka bërë këtë deklaratë, pak pasi Biden ka thënë se beson që tërheqja e tij nga gara është në të mirë të Shteteve të Bashkuara.
Ky vendim vjen pas thirrjeve në rritje për largim të Bidenit nga gara për zgjedhjet e nëntorit, sidomos pas një debati që ka zhvilluar me kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump, në të cilin nuk ka pasur performancë të mirë.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si president”, ka thënë Biden, duke paralajmëruar që do të flasë më shumë gjatë javës lidhur me këtë vendim.