KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump, presidenti i 47-të i SHBA-ve, Harris pranon humbjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Trump, presidenti i 47-të i SHBA-ve, Harris pranon humbjen
BotaKomentKryesorePolitikeZhvillim

Trump, presidenti i 47-të i SHBA-ve, Harris pranon humbjen

Përditësimi i fundit: 7 Nëntor, 2024 8:49 am
135 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Me 294 vota elektorale, nga 270 që nevojiteshin për të marrë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump zgjidhet presidenti i 47-të i SHBA-ve, dhe i pari kryetar shtetit amerikan, në 100 vjet, që merr një mandat të dytë presidencial jo të njëpasnjëshëm.

Republikani rrëmbeu fitoren në shtetin e lëkundur të Pensilvanisë, çmimi më i madh nga të gjithë shtetet e lëkundura me numrin më të madh të votave elektorale mes tyre, 19. Përpara kësaj, Trump kishte siguruar edhe votat e dy shteteve të tjera të pavendosura, Karolinës së Veriut e Georgias, duke ia ngushtuar qe aty kundërshtares Kamala Harris rrugën drejt Presidencës…

Marrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë një rikthim i jashtëzakonshëm për Trump pas disfatës përballë Joe Bidenit në zgjedhjet e 2020-tës. Turma e mbështetësve të tij u elektrizua, kur Fox News projektoi fitoren e Donald Trumpit në këtë garë tejet të ngushtë presidenciale, të cilësuar si historike.

Ata shpërthyen në brohorima, teksa kampin demokrat e mbuloi heshtja, ku u mësua se Harris, ka preferuar për momentin të mos flasë, ndërsa simpatizantë të saj që prisnin fitoren e saj në Universitetin Howard ku Harris u diplomua në 1986, janë përqafuar me njëri-tjetrin pa zë, duke nënkuptuar se po përgatiten për humbjen. Nga një foltore në West Palm Beach, Trump shpalli fitoren e u zotua të sjellë “një epokë të artë” për Amerikën.

“Kjo ishte një lëvizje siç nuk ishte parë kurrë përpara, dhe që të jemi të sinqertë, besoj se është lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave. Në këtë vend, e ndoshta dhe përtej tij, nuk ka pasur asnjëherë diçka të tillë. Dhe tani, ajo do të mbërrijë një nivel të ri rëndësie, sepse ne do ta ndihmojmë vendin tonë. Sepse kemi një vend që ka dëshpërimisht nevojë për ndihmë. Kishte një arsye përse ne shkruam historinë këtë natë, dhe arsyeja është të kapërcejmë pengesat që askush nuk mendonte se mund të kapërcehen“, u shpreh Trump.

Duket se politika e jashtme nuk ishte shumë më vëmendjen e zgjedhësve amerikanë në këto zgjedhje presidenciale, dhe nëse projeksionet do të rezultojnë të sakta, ajo që fitoi ishte ekonomia, dhe shkurtimi drastik i taksave, sikurse ishte një premtimet kryesore të fushatës së republikanit.

Zv.presidentja Kamala Harris ka folur për herë të parë, pasi pranoi humbjen përballë presidentit të ardhshëm Donald Trump.

“E kam zemrën të mbushur plot. Jam shumë krenare për fushatën që zhvilluam. Synimi ishte të ngrinim një komunitet nga çdo fushë e jetës për të ardhmen e Amerikës. E bëmë duke e ditur se kemi shumë të përbashkëta se sa pika që na ndajnë. Duhet të pranojmë rezultatet. Më herët sot fola me Trump dhe e urova për fitoren. I thash që do ta ndihmojmë gjatë tranzicionit dhe kalimit të pushtetit. Një parim themelor i demokracisë është se ne e pranojmë humbjen në zgjedhje“, tha Harris.

“Unë kurrë nuk do dorëzohem për amerikanët që luftojnë për ëndrrat e tyre, ku gratë amerikane nuk do të kenë frikë të zgjedhin çfarë të bëjnë me trupin e tyre dhe jo qeveria të vendosë për to. Ne e pranojmë rezultatin. Kjo na dallon ne nga të tjerët. Nuk do të dorëzohemi kurrë së luftuari për demokracinë tonë. Nuk do heqim kurrë dorë për drejtësi të barabartë dhe idenë e shenjtë se çdo njeri prej nesh, janë disa të drejta thelbësore që duhet të respektohen” u shpreh zv.presidentja amerikane.

“Për të gjithë ata që po na ndjekin, mos u dëshpëroni. Kjo nuk është një kohë që të ngremë duart lartë, është një kohë të përveshim mëngët. Është një kohë që të luftojmë për të ardhmen që të gjithë ne e dimë që do të ndërtojmë së bashku. Unë kam parë njerëzit në situata më të këqija në jetën e tyre dhe përsëri gjenin forcën e kurajën për të luftuar për drejtësinë, për të luftuar për veten e tyre dhe për të luftuar për të tjerët. Le të jetë vendosmëria e tyre inspirimi ynë. Na lini të shohim dritën e natës së shumë yjeve, dritën e të vërtetës dhe shërbimit. Zoti ju bekoftë! Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, u shpreh Harris.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Scholz shkarkon ministrin e Financave, koalicioni qeverisës në rrezik
Artikulli tjetër The Guardian: Kush mund të jetë në administratën e re Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.