KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump-Xi përfundon “barazim”/ Analizat e para pas takimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump-Xi përfundon “barazim”/ Analizat e para pas takimit
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

Trump-Xi përfundon “barazim”/ Analizat e para pas takimit

Përditësimi i fundit: 15 Maj, 2026 8:13 am
44 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ishte si një lojë shahu ajo që presidenti amerikan Donald Trump “luajti” me homologun e tij kinez Xi Jinping në orët e fundit. Thelbi i diskutimeve në tryezë ishin të qarta: Tajvani, tarifat tregtare, rihapja e Ngushticës së Hormuzit, metalet e rralla dhe gjysmëpërçues

Dueli, sipas vlerësimeve që ka bërë agjencia italiane “Adnkronos”, ka përfunduar në barazim, pavarësisht se Pekini hyri në këto bisedime nga një pozicion më i fortë, i mbështetur nga rritja e eksporteve. Kinës nuk i intereson një regjim ushtarak në Hormuz, ndërkohë, Trump kërkon mbi të gjitha stabilitet ekonomik, më shumë sesa një rikthim të plotë në një politikë të ashpër ndërkombëtare.

Nuk ishte rastësi që presidenti amerikan mbërriti në Pekin i shoqëruar nga 17 drejtues të rëndësishëm biznesi. Ky ishte një sinjal i qartë se pas fazës së presionit tarifor, tani po provohet një qasje më e butë diplomatike për të kërkuar zgjidhje.

Dy sfidat më urgjente mbeten inflacioni dhe situata në Ngushticën e Hormuzit. Sipas analistëve, ndikimi ekonomik tashmë po ndihet.

Të dhënat e fundit të inflacionit në SHBA, që kanë arritur rreth 3.8% dhe tregojnë se kriza e energjisë po depërton në zinxhirët e prodhimit.

Nga ana tjetër, ashtu siç Irani përdor naftën si instrument presioni, Kina ka në dispozicion metalet e rralla dhe Tajvanin si leva strategjike. Në qendër të kësaj loje qëndron “TSMC”, gjiganti tajvanez i gjysmëpërçuesve dhe furnizuesi kryesor i botës për industrinë e teknologjisë.

Sipas ekspertëve, një ndërprerje e prodhimit të tij do të kishte pasoja më të rënda se çdo krizë energjetike. “Do të paralizonte industrinë e inteligjencës artificiale, duke nënvizuar varësinë globale nga çipat elektronikë.

Megjithatë, Kina u tregua më shumë e kujdesshme sesa agresive në përdorimin e këtyre burimeve. Pekini u druhet shumë tarifave të larta amerikane, ndaj edhe metalet e rralla konsiderohen më tepër si mjet mbrojtës sesa armë e drejtpërdrejtë presioni.

Ndërkohë, në horizont qëndrojnë edhe zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA në nëntor. Mbështetja për Trump ka rënë në rreth 36%, një nga nivelet më të ulëta të mandatit të tij. Rënia është më e dukshme te votuesit e pavarur.

Analistët theksojnë se presidenti amerikan ka nevojë për një rezultat të prekshëm ekonomik përpara zgjedhjeve.

Përfundimi? Trump kthehet nga kjo fazë negociatash me Kinën pa një triumf të qartë. Nëse “karrota” diplomatike nuk sjell shpejt rezultate konkrete, sidomos për Hormuzin dhe sektorin e gjysmëpërçuesve, SHBA rrezikon të hyjë në një periudhë zgjedhore të tensionuar në nëntor, me ekonomi nën presion dhe mbështetje politike në rënie.

 

Marrë nga Adnkronos.it

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i Putinit që “ngjall frikë” në Evropë

Paqja Fiskale hyn në zbatim, fshihen borxhet e prapambetura

U kërkua rikthimi në burg, asnjë shenjë nga Lefter Koka/ Ish-ministri ka lënë Shqipërinë

Italia kalon në “sitë” detin/ Gjoba për jahtet dhe anijet luksoze, që lundronin me flamuj të huaj

Mesazh i ri i SHBA-së për Evropën? Pentagoni “ngrin” vendosjen e trupave në Poloni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Letra “sekrete” e Trump për JD Vance bëhet virale
Artikulli tjetër Pakt Rama-Berisha për integrimin, mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat në Kuvend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Hashim Thaçi: “Kosova, e përçarë nga brenda dhe e bllokuar nga jashtë”
Koment Kryesore Politike Rajoni 15 Maj, 2026
Jeta në Tiranë kushton 60% më shumë se në 2021
Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Ancelotti zgjat kontratën me Brazilin, deri më 2030-ën
Aktuale Analize Koment Sociale Sporti 15 Maj, 2026
Skandal në Kosovë! Zv.ministri i Financave dhunohet nga kryetari i Komunës së Skënderajt
Aktuale Fokus Kryesore Politike Rajoni 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.