KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trumpi po e bën Evropën përsëri të madhe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Trumpi po e bën Evropën përsëri të madhe
BotaOpinionPolitikeZhvillim

Trumpi po e bën Evropën përsëri të madhe

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2025 12:51 pm
177 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga Gideon Rachman

 

Donald Trump nuk do të fitojë kurrë Çmimin Nobel për Paqe. Por ai duhet të jetë një kandidat i fortë për Çmimin Charlemagne – i cili jepet çdo vit për personin që ka dhënë kontributin më të madh për unitetin evropian.

Presidenti amerikan ka flirtuar me Rusinë, ka minuar besimin në aleancën e NATO-s, ka kërcënuar BE-në me tarifa dhe ka forcuar të djathtën ekstreme në Evropë. E gjitha kjo ka pasur një efekt galvanizues mbi BE-në. Hapat themelorë drejt një uniteti më të madh evropian – që kishte ngecur për dekada – tashmë po hidhen.

Ka tre fusha kryesore për t’u vëzhguar. E para është mbrojtja evropiane; e dyta është borxhi i përbashkët evropian; e treta është riparimi i çarjes midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Lëkundjet dramatike në opinionin publik evropian janë në themel të këtyre zhvillimeve. Një sondazh i javës së kaluar tregoi se 78% e britanikëve e shohin Trumpin si një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 74% e gjermanëve dhe 69% e francezëve ndajnë të njëjtin mendim. Në një tjetër sondazh, Franca u vlerësua si një “partner i besueshëm” nga 85% e gjermanëve, ndërsa Britania mori 78% – ndërkohë që SHBA-ja ra në vetëm 16%.

Shumë liderë evropianë bien dakord se Amerika e Trump-it tani përbën një kërcënim, edhe pse pak prej tyre e thonë hapur, për arsye diplomatike. Ata janë gjithashtu të vetëdijshëm për faktin shqetësues se aleanca transatlantike, tani në dekadën e saj të tetë, i ka bërë tepër të varur nga mbështetja ushtarake amerikane. Dhe kjo nuk është vetëm çështje parash. Varësitë më të rrezikshme lidhen me teknologjinë dhe armatimin amerikan.

Evropianët e shohin qartë në çfarë situate të vështirë ndodhen ukrainasit pas vendimit të administratës Trump, për të ndërprerë rrjedhën e informacioneve të zbulimit dhe furnizimeve ushtarake. Prandaj, ata po ndjekin një strategji të dyfishtë. Nga njëra anë, duan të vonojnë shkëputjen e mbështetjes ushtarake amerikane për sa më gjatë të jetë e mundur; nga ana tjetër, po përgatiten për atë moment me ritmin më të shpejtë të mundshëm.

Kjo ishte logjika pas vendimit të javës së kaluar për t’i dhënë Komisionit Evropian autorizimin për të mbledhur 150 miliardë euro, për të financuar industrinë e mbrojtjes së BE-së. Këto fonde pritet të përqendrohen në fusha ku vendet evropiane janë veçanërisht të varura nga SHBA-ja, si mbrojtja ajrore.

Lëshimi i borxhit të përbashkët evropian nuk është thjesht një mënyrë për të mbledhur para për mbrojtjen. Ai ofron gjithashtu mundësinë për të forcuar euron si një alternativë ndaj dollarit si monedhë rezervë globale. Paqëndrueshmëria e administratës Trump ka krijuar një kërkesë të konsiderueshme globale për një alternativë ndaj obligacioneve amerikane, si një aset i sigurt.

Tabuja ndaj borxhit të përbashkët evropian ka qenë tradicionalisht e fortë në Gjermaninë kursimtare. Megjithatë, ajo filloi të thyhet gjatë pandemisë. Tani ka shumë gjasa që të fshihet fare. Friedrich Merz, i cili do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, po lëviz gjithashtu për të përjashtuar shpenzimet kombëtare për mbrojtjen dhe infrastrukturën nga kufizimet kushtetuese të vendit të tij, për deficitin buxhetor. Kujdesi fiskal i së kaluarës i jep Gjermanisë më shumë hapësirë për të marrë borxh, sesa Francës apo Britanisë, të cilat janë shumë më të zhytura në borxhe.

Një formë e Keynesianizmit ushtarak mund të rikthejë rritjen ekonomike në ekonominë më të madhe të Evropës. Një biznesmen i njohur francez e përmblodhi këtë me një ton ambiguiteti, duke thënë: “Është shumë e qartë. Gjermanët nuk munden të shesin makinat e tyre. Prandaj, do të prodhojnë tanke.”

Favori i fundit i Trump-it ndaj Evropës është përshpejtimi i afrimit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe. Starmer dhe Emmanuel Macron, liderët britanik dhe francez, kanë bashkëpunuar ngushtë për Ukrainën. Ata mund të formojnë një triadë të fuqishme me Merz-in.

Një mekanizëm për të rritur shpenzimet ushtarake do të ishte krijimi i një fondi të ri evropian për mbrojtjen, në të cilin Britania mund të merrte pjesë. Kjo do të krijonte një formë të re bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, pa rihapur Kutinë e Pandorës së Brexit-it.

Mundësia për të riparuar disa nga dëmet e shkaktuara nga Brexit tregon se kjo nuk është thjesht një periudhë kërcënimi për Evropën, por edhe një moment mundësie. Evropa tani mund të ofrojë një mjedis biznesi më të qëndrueshëm se Amerika e Trump-it – një ndryshim që mund të pasqyrohet në performancën e bursave të aksioneve në SHBA dhe Evropë.

Ndërsa administrata Trump intensifikon sulmin ndaj universiteteve amerikane, shfaqet mundësia për të tërhequr studiuesit kryesorë në Evropë. Hendeku midis pagave dhe fondeve për kërkime mes Amerikës së Veriut dhe Evropës është i madh, por shumat totale të përfshira janë të vogla kur krahasohen me shumat marramendëse të mbrojtjes.

Do të ketë mospajtime dhe pengesa në rrugën drejt unitetit më të madh evropian. Franca dhe Gjermania tashmë po përplasen për mënyrën si do të shpenzohen fondet e reja të mbrojtjes së BE-së.

Çdo përplasje e tillë do të ushqejë skepticizmin e atyre që thonë se Evropa nuk do të arrijë kurrë të veprojë si një e tërë. Por historikisht ka pasur pengesa të ngjashme – në rrugën drejt krijimit të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut në vitet 1950 dhe monedhës së vetme në vitet 1990. Por liderët evropianë arritën ta realizonin, sepse nevoja politike për unitet ishte shumë e madhe.

Të gjitha hapat e mëdhenj përpara për unitetin evropian kanë ardhur si rezultat i tronditjeve gjeopolitike – fillimisht pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe më tej, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Tani, me ndihmën e Trump-it, po përjetojmë fundin e aleancës transatlantike. Evropa u përgjigj me forcë dhe kreativitet ndaj dy sfidave të fundit të mëdha – dhe mund ta bëjë sërish.

 

Marrë nga Financial Times

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nis heqja e muralit “Black Lives Matter” në kryeqytetin amerikan
Artikulli tjetër Lamborghini nis prodhimin e karrocave për fëmijë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.