KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: U padit nga Rama për shpifje, Brisida Shehaj i përgjigjet kryeministrit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > U padit nga Rama për shpifje, Brisida Shehaj i përgjigjet kryeministrit
AktualeFokusKomentKryesorePolitike

U padit nga Rama për shpifje, Brisida Shehaj i përgjigjet kryeministrit

Përditësimi i fundit: 11 Maj, 2026 9:20 am
46 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me një gjyq që ka fituar kryeministri Edi Rama kundër saj për shpifje.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Shehaj akuzon kreun e qeverisë për përdorim të pushtetit dhe propagandë, ndërsa këmbëngul se denoncimet e saj për korrupsionin dhe taksën e naftës janë të bazuara në fakte.

Reagimi vjen pas publikimit të lajmit mbi vendimin e gjykatës në favor të kryeministrit Edi Rama në çështjen ndaj saj për shpifje. Ajo thekson se kjo betejë ligjore nuk ka përfunduar ende, pasi çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit.

Reagimi i Shehajt:

“E diel.
Qyeti ende fle për të harruar hallet, si të paguajë naftën, energjinë, ushqimet, si ta durojë ikjen e fëmijëve nga Shqipëria.
Korrupsioni e krimi gjerbin kafen gjithë lezet nga verandat e kullave fantazmë.
Por celularët e mediave bien pa pushim. Ankth, padurim.
Lideri suprem ka sihariq: ka fituar një gjyq për shpifje ndaj qytetares Brisida Shehaj.

Se të kap gazi kur sheh një pushtet që ëndërron të hyjë në histori si perandori, por katandiset duke festuar si administrator pallati që fitoi sherrin për ashensorin që e ka vënë vetë të prishur.

Njerëzit mund të mos lexojnë vendime gjykatash, por jetojnë çdo ditë pasojat e një shteti që u merr frymën. Ndaj edhe nuk kam rreshtur së foluri.

Me fakte, përvojë të gjatë dhe njohje të mirë të stilit të punës së vet e kam akuzuar kryeministrin se buxheti vidhet rëndshëm, se taksa e naftës që po u merr shpirtin shqiptarëve është taksa e tij, se ata që ka ulur e ngulur në bordin e transparencës janë grabitës dhe se ai e di fare mirë këtë. Për këto, gjykata e reformës së Ramës më shpall “shpifëse”.

Dhe për këtë, Rama qysh në agim të së dielës pa lajme, u shërben redaksive të veta “triumfin” madhor për të mbushur edicionet e propagandës, si “programin me gënjeshtra” tek “Radiostacioni”.

Vetëm pushtetet e pasigurta kanë nevojë ta ekspozojnë publikisht “fitoren” ndaj fjalës së lirë, si trofe psikologjik.

Qysh nga 2022 kur nisi kjo gjueti personale e Ramës në gjykatë ndaj meje, koha provoi se ajo që u quajt “shpifje” është kusuri në shpinën e rraskapitur të shqiptarëve.

Për akcizën, u konfirmua me prova bllokimi nga anëtarë të qeverisë i vjeljes së 123 milionë eurove.
Për anëtarët e bordit të transparencës (grosistët e naftës), vetë Rama ua pranoi sy më sy para pak javësh se do të shpallë koncesion të ri prej kontrabandës së shfrenuar. Madje deputeti Erion Braçe denoncoi zëshëm në Kuvend skemën.
Për vjedhjen e buxhetit janë disa raporte KLSH-je dhe të vetë sistemit që kanë vënë alarmin.

Pra, le ta ndajë mendjen kryeministri para se të vijë e hëna:
ose është i paaftë në mënyrë spektakolare dhe nuk kontrollon dot hajdutët e qeverisë së vet, ose është pjesë e sistemit ku grabitja është metodë qeverisjeje.

Çështjen e kam çuar në apel dhe deri në verdiktin final do të pres drejtësinë. Edhe atë që e kontrollon vetë lideri suprem. E nëse sërish vendosin kundra meje jam e qetë, sepse mund ta fitojë këtë gjyq Edi Rama, por ka humbur epokën. 

Edhe po t’i fitojë të gjitha çështjet ndaj fjalës së lirë në sallat e gjyqeve, s’ka se si fiton gjyqin me faktet dhe historinë.

Tragjikomike kur etja e tij për t’u dukur gjigand, përfundon në pasiguri influenceri që poston “story” për reputacionin e vet.

Koha, kjo zonjë e rëndë, e pagabueshme, madamë e duruar e ka nënshkruar verdiktin se pushteti nuk i mbijeton gjatë momentit kur populli nuk e ka më frikë, por e tall si meme me eskortë.

Megjithëse pushteti je ti. E në njëjës duhet të të drejtohem. Sepse shërbëtorët e tu mund të mos më njohin. Por ti po!

Ti e di shumë mirë se nuk lodhem e ndalem.
Nuk më tut as propaganda e as turma e oborrtarëve që jetojnë duke duartrokitur frikën tënde.
Edhe pas kësaj, ti dhe sistemi yt do të më keni përballë. Asnjë milimetër anash. Pas kurrë!:, ka shkruar Shehaj.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet BAFTA, në Londër/ “Adolescence” i Netflix-it thyen rekord
Artikulli tjetër Kërkohet lirimi i hapësirës ku shesin, tregtarët e Vlorës protestojnë para bashkisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.