UEFA pritet të heqë dorë nga kërcënimi për të bojkotuar kompeticionet e FIFA-s, pasi ka marrë garanci se nuk do të përsëritet një plan i ngjashëm me atë të Gianni Infantinos për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorë privatë.
Nëse kërcënimi për bojkot hiqet, Kupa e Botës U20 për femra do të zhvillohet sipas planit muajin e ardhshëm. Në turne pritet të marrin pjesë gjashtë kombëtare europiane: Anglia, Franca, Italia, Portugalia, Spanja dhe vendi organizator, Polonia.
Ndërkohë, ish-futbollistët janë ndarë në qëndrimet e tyre. Disa prej tyre, mes të cilëve Mikael Silvestre, Lucy Bronze dhe Emmanuel Petit, kanë kërkuar ndryshime në drejtimin e FIFA-s, ndërsa emra si Cafu, Christian Vieri, Pepe dhe Esteban Cambiasso kanë shprehur publikisht mbështetje për Infantinon dhe punën e tij gjatë dekadës së fundit.
Pavarësisht tërheqjes së mundshme nga bojkoti, burime pranë UEFA-s theksojnë se presioni për ndryshime në FIFA do të vazhdojë, ndërsa prioriteti i menjëhershëm është që futbollistet e reja të mos penalizohen nga konflikti mes institucioneve drejtuese të futbollit.
Marrë nga BBC