KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Veliaj kundër Reformës Territoriale, letër Kuvendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Veliaj kundër Reformës Territoriale, letër Kuvendit
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Veliaj kundër Reformës Territoriale, letër Kuvendit

Përditësimi i fundit: 1 Tetor, 2026 12:57 pm
114 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryebshkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër Kuvendit lidhur me hartën e re territoriale.

Në shkresën drejtuar Kuvendit për projektligjin e ndarjes së re administrativo-territoriale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, paraqet nëntë kërkesa që, sipas tij, duhet të plotësohen përpara vijimit të procesit dhe miratimit përfundimtar të hartës së re.

Veliaj kërkon fillimisht pezullimin e vijimit të shqyrtimit përfundimtar të projektligjit deri në zhvillimin dhe dokumentimin e një konsultimi real, paraprak dhe efektiv me popullsinë e zonave të prekura. Sipas tij, konsultimi duhet të zhvillohet në një fazë kur rezultatet mund të sjellin edhe rishikimin e zgjidhjes territoriale. Ai kërkon gjithashtu që të bëhen publike metodologjia e konsultimit, informacioni i vënë në dispozicion të qytetarëve, pjesëmarrja dhe qëndrimet e shprehura, si dhe mënyra se si këto qëndrime janë reflektuar ose arsyet e mosreflektimit të tyre.

Për Bashkinë Tiranë, Veliaj kërkon krijimin e kushteve që procesi institucional të zhvillohet plotësisht, duke përfshirë mendimin e Kryetarit të Bashkisë, shqyrtimin e informuar nga Këshilli Bashkiak dhe konsultimin real të qytetarëve.

Një kërkesë e posaçme lidhet me propozimin për përfshirjen e njësisë administrative Rinas në territorin e Bashkisë Tiranë. Veliaj kërkon që për këtë ndryshim të paraqitet një vlerësim i plotë territorial, demografik, administrativ dhe financiar, ku të përfshihen pasuritë, detyrimet, personeli, të ardhurat, shpenzimet dhe vazhdimësia e shërbimeve publike.

Në shkresë kërkohet gjithashtu harmonizimi i projektligjit territorial me ndryshimet e nevojshme në ligjin nr. 139/2015 për vetëqeverisjen vendore. Veliaj kërkon që në dispozita detyruese të përcaktohen statusi juridik i “qytetit”, funksionet, organizimi, financimi dhe garancitë e shërbimeve.

Një tjetër çështje është mënyra e përfaqësimit proporcional të qyteteve. Veliaj kërkon përcaktimin e mekanizmit juridik dhe zgjedhor për këtë përfaqësim, duke garantuar barazinë e votës dhe përfaqësimin e banorëve të fshatrave dhe njësive administrative.

Kryebashkiaku kërkon gjithashtu harmonizimin e nenit 3 të projektligjit me nenin 92 të ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe rregullimin e qartë të periudhës kalimtare. Në këtë pjesë përfshihen përcaktimi i organeve kompetente, administrimi i pasurive dhe detyrimeve, buxhetet, personeli dhe ofrimi i shërbimeve.

Për çdo ndryshim konkret territorial, Veliaj kërkon të dokumentohet përmbushja e kritereve të nenit 108, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 86 të ligjit nr. 139/2015.

Në fund, ai kërkon që të përcaktohet shprehimisht se kompetenca e këshillave bashkiakë për riorganizimin e njësive administrative kufizohet brenda territorit të bashkisë dhe nuk përfshin ndryshimin e kufijve të jashtëm apo transferimin e territorit nga një bashki në një tjetër.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Von der Leyen në Prishtinë për turin ballkanik, të rinjtë kosovarë protestë
Artikulli tjetër Marta Kos: Vjeshta e zgjerimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.