KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Von der Leyen-Rama/ Përsiatje për demokracinë dhe komunizmin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Von der Leyen-Rama/ Përsiatje për demokracinë dhe komunizmin
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Von der Leyen-Rama/ Përsiatje për demokracinë dhe komunizmin

Përditësimi i fundit: 1 Tetor, 2026 7:48 am
37 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nisi të mërkurën (30.09) nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor. Në qendër të vizitës integrimin evropian dhe hapat e ardhshëm të rajonit drejt BE-së.

Në Tiranë ajo prezantoi perspektivën e një udhërrëfyesi për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit. Në një kohë kur zyrtarë të lartë shqiptarë po përballen me drejtësinë, von der Leyen u shpreh në një konferencë për shtyp se hetimet dëshmojnë se sistemi po funksionon. Ndërsa kryeministri Edi Rama ritheksoi qëndrimin se përgjegjësia për shkeljet është individuale.

Von der Leyen: Hetimet tregojnë fuqizimin e drejtësisë

Nga ish-Presidenti i Republikës, te ministra e ish-ministra, kryebashkiakë dhe deri te kreu i SHISH-it, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë në Shqipëri po përballen me hetime nga drejtësia.

E pyetur nga DW nëse korrupsioni mund të kthehet në pengesë për integrimin europian, von der Leyen i konsideroi hetimet si dëshmi të funksionimit dhe të fuqizimit të sistemit gjyqësor.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb, në zemër të të gjithë punës. Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon. Unë mendoj që ky është fuqizimi i sistemit gjyqësor që po shohim” – u shpreh Presidentja e Komisionit Europian.

Von der Leyen foli edhe për udhërrëfyesit që BE synon të përcaktojë për vendet kandidate, duke i lidhur ato me realitetin e sotëm gjeopolitik. Sipas saj ato do të konkretizojnë detyrat dhe afatet në procesin e anëtarësimit.

“Këta udhërrëfyes do ta shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkretë. Ne do të sqarojmë çfarë mbetet për t’u bërë, deri në çfarë date, në çfarë kohe dhe çfarë do të vijë më pas” – tha von der Leyen.

Rama për emërimet: Përgjegjësia ime është reforma në drejtësi

Të dielën, kur sapo u kthye nga Nju-Jorku, kryeministri Edi Rama foli nga Rinasi për arrestimin e kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni. Pa mbërritur ende në Kryeministri, Rama ritheksoi qëndrimin e mbajtur edhe në raste të tjera të përballjes së zyrtarëve të lartë me drejtësinë se përgjegjësia është individuale.

Në konferencë për shtyp DW pyeti për përgjegjësinë politike të kryeministrit për emërimet e bëra. Por Rama e kufizoi përgjegjësinë e tij politike te vijimi i reformës në drejtësi dhe funksionimi i pavarur i sistemit.

“Përgjegjësia ime politike është një dhe vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet, që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të zhvillohet gjithmonë e më shumë si një mision i sistemit” – tha Rama.

Rama shtoi se në një demokraci cilido që shkel ligjin duhet të përballet me drejtësinë e pavarur.

“Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për t’u përballur me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e pushtetit gjyqësor, në sferën e hetimit apo të gjykimit të pavarur. Këtu fillon dhe këtu mbaron ajo që është përgjegjësia ime politike” – tha Rama.

Koncepti për përgjegjësinë politike

Përgjegjësinë politike për emërimet, Rama e pa ndryshe. Sipas tij, fakti që një zyrtar i emëruar prej kryeministrit mund të shkelë ligjin gjatë ushtrimit të detyrës nuk e bën përgjegjës politikisht edhe atë që e ka emëruar. Madje, një mënyrë të tillë të konceptimit të përgjegjësisë, kryeministri e çoi pas në kohë, duke e krahasuar me komunizmin.

“Nëse ju mendoni që kur bëhet një emërim, atëherë që në atë moment lind përgjegjësia e atij që emëron, si rezultat i faktit se i emëruari gjatë rrugës mund të bëjë gabim në raport me vijën e sjelljes, kjo është një mënyrë e të parit si në kohën e komunizmit” – u shpreh ai.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse është i vështirë në Kosovë, ndryshimi i Ligjit për Specialen
Artikulli tjetër Franca dhe Spanja mbështesin rikthimin e Britanisë në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.