KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Përditësimi i fundit: 28 Shtator, 2026 7:28 am
46 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i deritanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dha dorëheqjen nga posti i të parit të shtetit serb, në mbrëmjen e 27 shtatorit.

Ai dha dorëheqjen të dielën për të marrë pjesë në garën për postin e kryeministrit si kandidat i partisë së tij, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ai i kishte shpallur më herët për 25 tetor.

Vuçiç u tërhoq nga posti i kreut të shtetit serb tetë muaj para përfundimit të mandatit të tij presidencial, i cili sipas ligjit do të përfundonte në maj të vitit 2027.

Vuçiç është zgjedhur dy herë president i Serbisë.

Meqë Kushtetuta e Serbisë nuk lejon një mandat të tretë, ai nuk do të mund të kandidonte sërish.

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Serbia do të ketë ushtrues detyre të presidentit të shtetit.

Këtë detyrë do ta marrë Ana Bërnabiç, kryetare e deritanishme e Kuvendit të Serbisë, i cili u shpërbë pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.

Ajo mund të qëndrojë në këtë detyrë për më së shumti tre muaj.

Vuçiç tha në një adresim për publikun se rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet deri në fund të dhjetorit.

Përveç kësaj, ai tha se kishte marrë vendim për amnisti dhe falje për 49 persona.

“Prej tyre, 23 persona janë të lidhur me të gjitha këto ngjarje të tmerrshme nëpër të cilat kemi kaluar gjatë një viti e gjysmë të fundit”, tha Vuçiç.

Kur do të mbahen zgjedhjet për presidentin ose presidenten e re të Serbisë?

Dorëheqja e Vuçiçit do të thotë se qytetarët e Serbisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, do të shkojnë sërish në qendrat e votimit.

Sipas ligjit, zgjedhjet presidenciale shpallen “në mënyrë që votimi të mbahet jo më vonë se tre muaj nga dita kur presidentit i përfundon mandati”.

Gjithashtu, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit nuk mund të kalojnë më pak se 30 dhe më shumë se 60 ditë.

Kjo do të thotë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më së voni në fund të dhjetorit, ndërsa më së hershmi në fillim të nëntorit të këtij viti.

Akuzat për fushatë nga funksionarët

Vuçiç dhe Partia e tij Përparimtare Serbe janë boshti i pushtetit në Serbi që nga viti 2012.

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Vuçiç njoftoi se dëshiron të rikthehet në postin e kryeministrit, detyrë të cilën e ka mbajtur për dy mandate.

Në fushatën për këto zgjedhje ai hyri nga pozita e presidentit të shtetit – pranoi të jetë bartës i listës zgjedhore që SNS-ja, së bashku me partnerët e saj të koalicionit, e dorëzoi dy javë para dorëheqjes së Vuçiçit.

Debatin nëse është në kundërshtim me ligjin që presidenti i Serbisë të jetë njëkohësisht edhe kandidat në zgjedhjet parlamentare e hapi në publik organizata joqeveritare Byroja për Kërkime Shoqërore (BIRODI).

Ajo kërkoi nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit që të shprehej lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, kjo kërkesë mbeti pa përgjigje.

BIRODI e paraqiti më 15 shtator edhe një ankesë ndaj pjesëmarrjes së Vuçiçit në fushatë pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

Një ditë më vonë, RIK-u e hodhi poshtë ankesën si “të pabazuar”.

Edhe para fillimit të aktiviteteve parazgjedhore, opozita dhe vëzhguesit e zgjedhjeve e kishin kritikuar disa herë presidentin se po e keqpërdorte funksionin shtetëror për promovimin e partisë së tij.

Përparimtarët i hodhën poshtë këto akuza, duke thënë se me partinë merren “jashtë orarit të punës”.

Për problemin e fushatës nga funksionarët në Serbi, përkatësisht përdorimin e pozitave shtetërore për promovimin e partisë gjatë procesit zgjedhor, prej vitesh kanë tërhequr vërejtjen vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë?
Artikulli tjetër Kongresisti republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane t’i ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.