KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zelenski: Gjendja në Ukrainë është serioze
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zelenski: Gjendja në Ukrainë është serioze
AktualeBotaFokusOpinionPolitike

Zelenski: Gjendja në Ukrainë është serioze

Përditësimi i fundit: 14 Janar, 2026 9:07 am
235 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelenski, parashikon sulme të reja masive nga Rusia. Në video-mesazhin e tij ditor ai iu referua informacioneve të shërbimeve sekrete dhe i kërkoi popullsisë ukrainase që t’i marrë seriozisht paralajmërimet.

Ukraina ishte sërish objekt i bombardimeve nga Rusia prej të cilave ka pasur të vrarë dhe shumë të plagosur në disa rajone. Zelenski tha në video-mesazhin e tij të ditor se krahas raketave balistike, po përdoren edhe dronë ushtarakë dhe raketa me rreze të mesme veprimi, të afta për të transportuar armë bërthamore.

Përdorimi i këtyre raketave ishte edhe shkak për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit  të Sigurimit të OKB-së gjatë së cilës SHBA i kritikoi sulmet ruse ndaj Ukrainës dhe e quajti përdorimin e një rakete me rreze të mesme veprimi të aftë për të transportuar armë bërthamore si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Sfida të jashtëzakonshme: moti i keq, energjia elektrike, ngrohja

Rrjeti elektrik i Ukrainës është dëmtuar rëndë nga sulmet sistematike që ka Rusia i ka intensifikuar së fundmi. Ndërprerjet e energjisë elektrike janë të zakonshme. Ukrainasve u duhet të mbijetojnë çdo ditë për orë të tëra pa energji elektrike dhe ngrohje.

Për shkak të bombardimit të termocentraleve qindra-mijëra familje në rrethinat e Kievit janë pa energji elektrike ose ngrohje. Po ashtu sulme ka pasur edhe në Odesë dhe Karkiv. Zelenski tha se elektricistët po punojnë prej javësh për ta mbajtur rrjetin elektrik në funksion.

“Edhe moti është një sfidë shtesë, sfidë e jashtëzakonshme”, tha Zelenski duke iu referuar temperaturave nën zero.

Probleme në front

Zelenski pranoi se probleme ka edhe në front: “Tani kudo është e vështirë, por vështirësitë më të mëdha janë në front”, tha ai. Rusia po e vazhdon sulmin e saj pavarësisht ngricës.

Po ashtu gjithnjë e më shumë të rinj ukrainas po arratisen prej shërbimit ushtarak, gjë që përbën një problem të madh për ushtrinë. Megjithatë sipas Zelenskit mbrojtja vazhdon të paktën të mbahet e fortë. Ukrainës iu desh kohët e fundit që pas muajsh të tërë mbrojtjeje të braktiste pozicione të tjera në lindje dhe jug të vendit.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të paktën 2.500 të vdekur në protestat në Iran
Artikulli tjetër Kroacia rikthen shërbimin ushtarak

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.