KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, Harris dhe Trump intensifikojnë fushatat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, Harris dhe Trump intensifikojnë fushatat
AnalizeBotaPolitike

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, Harris dhe Trump intensifikojnë fushatat

Përditësimi i fundit: 1 Nëntor, 2024 9:40 am
107 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, kanë intensifikuar fushatat dhe sulmet e ndërsjella. Fushata e demokrates Harris ka hasur vështirësi që të shtojë mbështetjen mes votuesve meshkuj ndërsa komentet e republikanit Trump për gratë kanë shtuar hendekun e mbështetjes për të.

Gjatë një tubimi të enjten në Arizona, demokratja Harris tha se komenti i kundërshtarit të saj se do t’i mbrojë gratë, pavarësisht nëse do t’u “pëlqejë atyre apo jo”, tregon se kandidati republikan për president nuk i kupton të drejtat e grave “për të marrë vendime për jetën, përfshirë edhe trupin e tyre”.

“Unë mendoj se është fyese për të gjithë, meqë ra fjala”, tha zonja Harris përpara se të niste fushatat në shtetet e pavendosura të Arizonës dhe Nevadës.

Gjatë një tubimi në Feniks të Arizonës, zonja Harris tha se kundërshtari i saj: “Nuk e respekton lirinë apo mençurinë e grave për të vendosur për gjërat që u interesojnë atyre dhe për të marrë vendime në përputhje me rrethanat. Ne kemi besim tek gratë”.

Komentet e zotit Trump vijnë ndërsa ai ka ndeshur vështirësi për të rritur mbështetjen mes votueseve. Kandidati republikan për president flet në përgjithësi për mbrojtjen e grave nga kriminelët, terroristët dhe elementët e huaj, çka përputhet me tablonë e zymtë të një vendi në rënie, siç e cilëson ai Amerikën.

“Unë do t’i mbroj nga emigrantët që vijnë. Unë do t’i mbroj nga vendet e huaja që duan të na godasin me raketa dhe shumë gjëra të tjera”, u shpreh zoti Trump gjatë një tubimi në Green Bay të shtetit Uiskonsin.

Sipas të dhënave nga firma analitike “TargetSmart”, rreth 1.2 milionë gra më shumë se burra kanë marrë pjesë në votimet e hershme në shtatë shtete që cilësohen si fushëbetejë.

Ndalesat e fundit të zonjës Harris mbrëmjen e së enjtes ishin qytetet Las Vegas dhe Reno të Nevadës, një shtet fushëbetejë.

Mbrëmjen e së enjtes, ish Presidenti Donald Trump zhvilloi një tubim në qytetin Albuquerque të shtetit New Mexico ndërsa ka në plan të ndalojë në Salem të Virxhinias të shtunën.

Ekipi i fushatës së republikanit Trump thotë se është optimist bazuar pjesërisht tek pjesëmarrja në votimet e hershme. Drejtuesit e fushatës thonë se ka gjasa që republikani Trump të fitojë në shtetet New Mexico dhe Virxhinia. Hera e fundit që këto shtete votuan për një kandidat republikan për Shtëpinë e Bardhë është në vitin 2004, për Presidentin George W. Bush.

Kandidatët e dy kampeve kundërshtare kanë zhvilluar tubime të shumta në shtetet fushëbetejë, me 21 tubime në Pensilvani, 17 në Miçigan dhe 13 në Karolinën e Veriut.

Ndërkohë kandidati republikan për president, Donald Trump, ngriti padi të enjten kundër kanalit televiziv CBS News, lidhur me një intervistë të rivales së tij demokrate të transmetuar në emisionin “60 Minutes” në fillim të tetorit, për cilën pretendon se ishte manipuluar, sipas dokumenteve të depozituara në gjykatë.

Aktpadia pretendon se rrjeti CBS transmetoi dy përgjigje të ndryshme nga kandidatja Harris për një pyetje në lidhje me luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë.

“Pretendimet e përsëritura nga ish Presidenti Trump janë të rreme”, tha një zëdhënës i rrjetit CBS. “Padia e ngritur nga zoti Trump kundër rrjetit CBS është krejtësisht e pabazë dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër saj”.

Demokratja Harris dhe republikani Trump janë në një garë shumë të ngushtë, ndërsa në ditët e fundit po përpiqen t’i bëjnë për vete ata që mund të jenë ende të pavendosur dhe për të mobilizuar pjesëmarrjen në votime të bazës së tyre.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Harris, apo Trump… Kush është i preferuari i Kinës?
Artikulli tjetër Zelensky ndihet i braktisur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.