Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Plenkoviç.
Emri i fituesit pritet të dihet vetëm pas një balotazhi dy javë më vonë përtej datës së zgjedhjeve.
Qeveria do ta zyrtarizojë datën të enjten ka thënë kryeministri para gazetarëve.
Kundërshtari i tij më i madh është kandidati i partisë konservatore në pushtet HDZ, Dragan Primorac, tregojnë sondazhet.
Asnjëri nuk pritet të fitojë në rundin e parë, sipas sondazheve, dhe gjithçka pritet të finalizohet në rundin e dytë që mund të mbahet më 12 janar.
Millanoviç i ka fituar zgjedhjet presidenciale në janar të vitit 2020 si kandidat i partisë kryesore opozitare të Social-Demokratëve.
Ndonëse ka çuar përpara politikë të “Kroacisë normale” si demokraci liberale, në vjetët e fundit ai ka adoptuar retorikë populliste.
Presidenti 58-vjeçar ka dënuar qëndrimin e Bashkimit Evropian për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke nxitur kryeministrin e shtetit që ta akuzojë atë për “qëndrime pro-ruse”.
Ndonëse pozita e presidentit është kryesisht ceremoniale, presidenti përfaqëson Kroacinë në skenën botërore, koordinon bashkë me Qeverinë politikën e jashtme dhe është në krye të forcave të armatosura.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë