KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
AnalizeFokusKomentKryesoreSocialeZhvillim

10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 1:57 pm
23 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Aktivistët në kallëzimin e tyre rendisin gjashtë akuza, që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e pretenduara të zyrtarëve në raport me protestat dhe trajtimin e qytetarëve.

Sipas kallëzimit, ata pretendojnë se janë kryer veprime që cenojnë të drejtat dhe liritë themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të organizimit, si dhe integritetin fizik dhe psikologjik të individëve.

Gjashtë pikat e renditura në kallëzim janë:

1. Gjenocid ndaj një pjese të shoqërisë, përmes asaj që kallëzuesit e cilësojnë si veçim, diskriminim, linçim dhe zhvlerësim, të shoqëruara me dhunë, përndjekje dhe dëme fizike e psikologjike.

2. Ushtrimi i ndikimit për kryerjen e veprimeve të paligjshme, përmes premtimit të parave punonjësve të rendit.

3. Shpërdorimi i detyrës, me veprime që pretendohet se kanë sjellë pasoja në interesat e shtetasve.

4. Dhënia e urdhrave të paligjshëm, që, sipas kallëzuesve, cenojnë lirinë dhe integritetin e individit.

5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë.

6. Kryerja e veprimeve për pengimin e lirisë së shprehjes dhe organizimit.

Pretendimet e paraqitura mbeten në kompetencën e organeve të drejtësisë të vlerësojnë nëse ekzistojnë elemente të veprave penale dhe nëse ka përgjegjësi ligjore për personat e kallëzuar.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse.

Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.

 

Marrë nga Dosje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Ideologu i Vladimir Putin kërkon front shqiptaro-serb kundër “globalistëve të BE-së”

Zjarri gjatë protestës dëmtoi dosjet, Gjykata e Lartë pezullon seancat

OJQ-të e Sorosit, kritika Ramës për dhunimin e protestës, “lojë” apo “luftë” reale

Ish-deputeti socialist sfidon kryeministrin: “Dhe 2.500 euro për policët, ofroj 10.000 euro për këdo që të hedh në plehëra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama u nxjerr inatin deputetëve të vetë: Mos krijoni përshtypjen se jeni fshehur
Artikulli tjetër Mes protestave në Tiranë, Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Prokuroria Speciale e Kosovës: Botet me karburant mbusheshin me ujë rrugës dhe niseshin drejt Prishtinës, nafta shitej në tregun e zi, në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
Mes protestave në Tiranë, Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
Rama u nxjerr inatin deputetëve të vetë: Mos krijoni përshtypjen se jeni fshehur
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
Studentët e universitetit të Durrësit shkruajnë me spraj muret e godinës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.