KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 12 masa sigurimi për punonjësit e “UBA Bank”/ Zhvatën rreth 400 mijë euro të klientëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 12 masa sigurimi për punonjësit e “UBA Bank”/ Zhvatën rreth 400 mijë euro të klientëve
AnalizeFinanceFokusKryesoreSocialeZhvillim

12 masa sigurimi për punonjësit e “UBA Bank”/ Zhvatën rreth 400 mijë euro të klientëve

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 10:35 am
71 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zbuluar një skemë të dyshuar vjedhjeje dhe falsifikimi në një filial të “UBA Bank” duke çuar në ekzekutimin e 12 masave të sigurisë ndaj punonjësve të saj.

Konkretisht, janë caktuar masat “Arrest në burg” për drejtorin, Albin Keta dhe zv.drejtorin Gilbert Hoxha, “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për 10 personat e tjerë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Policia njofton se ka ekzekutuar masat e sigurisë:

– “Arrest në burg” për shtetasit Albin Keta, 33 vjeç dhe Gilbert Hoxha 38 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtor dhe zëvendësdrejtor i një filiali banke të nivelit të dytë;

–“Arrest në shtëpi” për shtetaset G. B., 42 vjeçe, D. D., 24 vjeçe, O. K., 24 vjeçe, R. S., 27 vjeçe dhe Zh. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, të gjitha punonjëse shërbimi në këtë bankë;

-“Pezullim i ushtrimit të detyrës a shërbimit publik”, për shtetasit E. Q., 47 vjeçe, I. D., 25 vjeçe, E. K., 38 vjeçe dhe B. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, të gjithë punonjës shërbimi në të njëjtën bankë.

– Shpallur në kërkim B. N., 25 vjeçe, punonjëse shërbimi, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të shtetasit I.O., i cili denoncoi se nga tre llogaritë e tij në bankë ishin tërhequr rreth 500 mijë lekë pa autorizimin e tij. Një kallëzim tjetër u depozitua nga vetë banka, e cila evidentoi tërheqje të paautorizuara nga llogaria e një klienteje tjetër.

Nga hetimet rezultoi se janë kryer të paktën 30 tërheqje pa mandat nga llogaritë e klientëve, si dhe janë hapur dhe mbyllur pa autorizim depozita me afat në euro dhe dollarë.

Ndërkohë, policia njofton se nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik, iu vodhën 2 klientëve, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë.

Hetimet

Hetimet mbi procedimin penal nr.7108 të vitit 2025, nisën pas denoncimit të shtetasit I.O., se nga tre llogaritë e tij në UBA Bank janë tërhequr shuma me një vlerë prej 500.000 lekësh nga persona të paautorizuar. Ndërkohë që një tjetër kallëzim u krye nga vetë banka, e cila denoncoi rastin për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj klientes A.K në të njëjtën degë.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u evidentua se nga klientët e bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë.

Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave në hetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale  penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.

Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim. Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.

G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, përvetësuan shuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij.

Si funksiononte skema

Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar.

Ndërkohë, në lidhje me shtetasit e tjerë në hetim, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata në një ose disa raste duke krijuar premisat për ushtrimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të subjekteve të tjerë të sipërcituar të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur pasurinë.

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Klaus Gjasula transferohet te Hoffenheimi

Botërori 2026/ Për herë të parë 3 ceremoni hapëse

Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë

Valë emigrantësh drejt Kretës, qindra mbërrijnë nga Libia

Ministri britanik i Mbrojtjes dorëhiqet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Për herë për të parë një grua merr pozicion drejtues në Vatikan
Artikulli tjetër Rama e lidh fatin e tij politik me projektin e Zvërnecit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Berishës iu hoq “non grata” amerikane, por DASH ende pa konfirmim publik
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 11 Qershor, 2026
Një leksion i çmuar nga Argjentina
Analize Bota Finance Fokus Politike Sociale 11 Qershor, 2026
Papa çmonton axhendën e Sançezit
Analize Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.