Pas protestës së dhunshme të ditës së djeshme, policia e Tiranës ka arrestuar 16 persona, përfshirë dhe Klevi Metaj, i cili u shfaq duke u përleshur me 6 policë njëherazi.
Ndaj protestuesve, kryesisht të rinj, rëndojnë akuzat e shkatërrimit të pronës, kundërshtimit të forcave të rendit, etj.
Protesta nisi dje në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit dhe zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Mes protestuesve dhe policisë pati përplasje të forta.
Protestuesit qëlluan me gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit hodhën gaz lotsjellës dhe ushtruan dhunë ndaj të rinjve, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda, siç ishte rasti i një të riu që i thyen këmbën.
Në total, nga përplasjet janë 20 të plagosur me sende të forta. Gjatë 8 orëve të tubimit u shkatërruan semaforët dhe iu vu flaka koshave të mbeturinave dhe tabelave të reklamave.
Marrë nga VNA.al