KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek “Arlis”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek “Arlis”
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek “Arlis”

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2026 9:54 am
24 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një javë pasi flakët e zjarrit shkrumbuan apartamentet e të paktën 30 familjeve në kompleksin Arlis, Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh sot jashtë radhe dhe pritet miratimi për dhënien e bonusit të qirasë për familjet e prekura. Mbledhja po shoqërohet me ‘përplasje’ mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë shpjegime më të hollësishme mbi shkaqet e rënies së zjarrit, përgjegjësit e incidentit, mënyrën si do të financohen dëmet e shkaktuara nga zjarri dhe pse sipas tyre ‘zjarrëfikësit ishin të papajisur me të gjitha masat mbrojtëse’ gjatë shuarjes së flakëve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i mazhorancës, Endri Braimllari, ka akuzuar këshilltarët e opozitës se po konsumojnë politikën e ditës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

lda Zhulali: Nuk bëjëm dot pyetje, çfarë ka ndodhur, përse po i japim paratë. Para se të ketë një proces hetimor, që do bëjë punë e vet. Këshilli bashkiak do sillet si këshill, nuk zëvendësojmë prokurorinë. Ne kemi për detyrë të flasim të paktën atë që ke dëgjuar në media, për problemet e fasadave.

Endrit Braimllari: Ne kemi për detyrë të mos konsum politik, por të marrim vendime në shërbim të qytetit, vendimmarrja jonë në shërbim të banorëve është emergjente.

Ilda Zhulali: Doni ta trajtoni si fondacion bamirësie, që thjesht të japim ca lekë. Kemi të drejtë të kërkojmë llogari ku flenë këta njerëz. Nuk është vetëm kjo godinë, po flasim për të njëjtë godinë ku ka qytetarë të tjerë që ndihen të rreizkuar.

Endrit Braimllari: Falënderoni zjarrfiëksit që shmangën një tragjedi.

Ilda Zhulali: Duhet ti kërkosh Bashkisë, pse ata zjarrfiëksit si kishin të gjitha pajisjest. Kush e ka bërë certifikimin?

Endrit Braimllari: Po konsumoni politikën e ditës.

Report Tv ka siguruar projekt-vendimin që iu paraqit për miratim Këshillit Bashkiak të mërkurën, i cili parashikon një dëmshpërblim prej 40 mijë lekësh në muaj për çdo familje, kompensim që nëse miratohet, do të jetë në fuqi deri në rikthimin e tyre në banesat e rikonstruktuara.

Siç parashikohet në dokument efektet financiare do të përballohen nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë në programin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Mbrojtjes Civile. Për të përfituar bonusin e qirasë familjet duhet të vërtetojnë që nuk kanë një banesë tjetër në pronësi brenda Bashkisë së Tiranës.

Ekspertiza ende nuk ka arritur të identifikojë shkaqet e zjarrit në Kompleksin Arlis, në rrugën e Dibrës, zonë e njohur ndryshe si Farmacia 10, ndërsa shpejtësia me të cilën flakët përfshinë fasadën e pallatit dyshohet të ketë ndodhur për shkak të materialeve me cilësi të dobët dhe jo kundër zjarrit.

Pas ngjarjes kryeministri Rama garantoi familjarët se ndërtuesi do të marrë përsipër të gjitha dëmet duke rikonstruktuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga zjarri, ndërsa Bashkia Tiranë pas inventarizimit premtoi se do të dëmshpërblejë banorët edhe për vlerën e mobilimit të apartamenteve, pasi siç mund të shihet nga pamjet, zjarri nuk la pas asgjë.

Zjarri nisi fillimisht nga një grumbull kartonësh në hyrjen e një supermarketi, ndërsa flakët të favorizuara edhe nga era e fortë u përhapën me shpejtësi në të gjithë fasadën e godinës vetëm në pak minuta.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Regjimi iranian nuk është Irani

Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet

KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës

Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit

Pas skemës së mashtrimit me call center-a qëndrojnë edhe punonjës policie

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas skemës së mashtrimit me call center-a qëndrojnë edhe punonjës policie
Artikulli tjetër Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit të AKSHI?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 23 Prill, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, finalistja e parë
Aktuale Analize Kryesore Sporti 23 Prill, 2026
Peshëngritje/ Briken Calja, kampion i Europës në shtytje dhe nënkampion në dygarësh
Aktuale Analize Kryesore Sporti 23 Prill, 2026
Kushtetuesja: Mbyllja e TikTok-ut nga qeveria ishte e pajustifikuar
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.