KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 72% e financimit të pushtetit vendor për arsimin, shkoi për paga personeli
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 72% e financimit të pushtetit vendor për arsimin, shkoi për paga personeli
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

72% e financimit të pushtetit vendor për arsimin, shkoi për paga personeli

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2026 9:48 am
40 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Financimi i transferuar për arsimin parashkollor, parauniversitar dhe konviktet arriti në 9.38 miliardë lekë në vitin 2025, por pjesa dërrmuese e fondit vazhdon të përdoret për personelin. Rreth 72% e financimit iu dedikua personelit mësimor, ndërsa raporti kombëtar për qeverisjen vendore evidenton nevojën për më shumë investime në infrastrukturën arsimore dhe digjitalizim, veçanërisht në bashkitë rurale.

Sipas raportit të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, arsimi mbetet një nga funksionet me peshën më të madhe në transfertat sektoriale që qeveria qendrore u kalon bashkive.

Financimi lidhet me numrin e nxënësve, strukturën demografike dhe shtrirjen e institucioneve arsimore, ndërsa bashkitë më të mëdha urbane, si Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Vlora, marrin nivelet më të larta të financimit për personelin mësimor dhe stafin mbështetës.

Të dhënat për strukturën e financimit të arsimit vendor tregon se 71.91% e fondit lidhet me personelin mësimor, 15.22% me stafin mbështetës, 6.11% me konviktet e arsimit parauniversitar dhe 6.76% me arsimin parauniversitar.

Kjo strukturë, sipas raportit, tregon se financimi mbetet i orientuar kryesisht drejt mbulimit të kostove të personelit dhe funksionimit të institucioneve dhe jo drejt zgjerimit të kapaciteteve të tyre fizike apo teknologjike.

Një pjesë e financimit të arsimit parashkollor shpërndahet sipas një formule që synon të marrë në konsideratë numrin e fëmijëve.

Konkretisht, 60% e fondeve për pagat e edukatoreve ndahet sipas numrit të fëmijëve të regjistruar në kopshte, ndërsa 40% mbi bazën e numrit të edukatoreve që punojnë në këto institucione.

Megjithatë, shpërndarja territoriale e shërbimit mbetet problem për bashkitë rurale. Raporti evidenton se distancat, shpërndarja e popullsisë dhe infrastruktura e institucioneve arsimore i vendosin këto bashki përballë kostove dhe nevojave të ndryshme nga qendrat e mëdha urbane.

Për këtë arsye, përveç financimit të personelit, Instituti për Bashkitë kërkon më shumë investime në infrastrukturën shkollore dhe në digjitalizim.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin

Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së

Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 96% e nxënësve shqiptarë në shkolla ku ndalohen celularët
Artikulli tjetër Zhvlerësimi i valutave e ka “ulur” vlerën e depozitave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike 12 Tetor, 2026
Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.