KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aktivistët shqiptarë nderohen me çmim për mbrojtjen e Vjosës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Aktivistët shqiptarë nderohen me çmim për mbrojtjen e Vjosës
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Aktivistët shqiptarë nderohen me çmim për mbrojtjen e Vjosës

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2025 11:33 am
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Beteja 10-vjeçare e dy aktivistëve shqiptarë për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve, deri në shpalljen e tij nga qeveria shqiptare si Park Kombëtar, është vlerësuar me çmimin ‘Goldman’ për vitin 2025 – i njohur gjithashtu si Nobeli i mjedisit.

Shpallja e Vjosës park kombëtar siguroi mbrojtjen e 270 kilometrave të lumit, i cili rrjedh i lirë përmes Shqipërisë, si dhe të degëve të tij, duke përfshirë gjithsej 400 kilometra të korridoreve të egra lumore.

“Parku Kombëtar i Vjosës është një model i ri, që Shqipëria ia jep Evropës, por edhe botës, se si duhet të mbrohet natyra dhe sidomos ekosistemet e ujërave të ëmbla, që janë kritikisht në zhdukje,” tha Olsi Nika, duke reflektuar mbi rëndësinë e mbrojtjes që ka marrë lugina e Vjosës.

“Pas shpalljes Park Kombëtar, mendoj se objektivi i radhës është vendosja në jetë dhe përmirësimi i planit të menaxhimit të Vjosës,” shtoi ai.

Edhe Besjana Guri tha se puna e saj për mbrojtjen e Vjosës vetëm sa ka filluar.

“Puna ime me Vjosën nuk mbaron këtu, nuk mbaroi as dy vite më parë kur u shpall Park Kombëtar, aq më tepër pas marrjes së këtij çmimi që është një shtysë shumë e madhe për të vijuar punën me Vjosën dhe aktivizmin në Shqipëri,” tha ajo.

“Fokusi kryesor do të jetë tek Shushica, degë kryesore e Vjosës, uji i së cilës planifikohet të devijohet,” – shtoi Guri.

Çmimi Goldman për mjedisin, i njohur ndryshe si “Nobeli i gjelbër”, jepet çdo vit për aktivistë lokalë nga gjashtë kontinente, që ndërmarrin nisma të jashtëzakonshme për të ndihmuar komunitetet e tyre.

“Ka qenë një vit i vështirë, si për njerëzit, ashtu edhe për planetin,” tha Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Goldman për Mjedisin. “Ka kaq shumë gjëra që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na ndajnë. Por për mua, këta udhëheqës dhe mësues mjedisorë dhe komuniteti global që i mbështet — janë zgjidhja.”

Fituesit e tjerë të “Goldman Prize 2025” janë: Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash – Mongoli, Carlos Mallo Molina – Ishujt Kanarie, Laurene Allen – Shtetet e Bashkuara, Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja.

Çmimi Goldman për Mjedisin u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Fituesit e çmimit zgjidhen nga një juri ndërkombëtare nga nominimet konfidenciale të dorëzuara nga një rrjet global organizatash dhe individësh mjedisorë.

Gjatë 36 viteve, çmimi “Goldman” ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Deri më sot, ai ka nderuar 233 fitues – mes tyre 106 gra – nga 98 vende të ndryshme.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Del emri i Tan Agollit; nga 10 firma në garë, 9 me ofertë të njëjtë
Artikulli tjetër 6 500 policë kundër krimit zgjedhor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.