KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: AKU rikthen SORI-AL në aktivitet, pa mbaruar hetimet për helmimin e 52 studentëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > AKU rikthen SORI-AL në aktivitet, pa mbaruar hetimet për helmimin e 52 studentëve
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

AKU rikthen SORI-AL në aktivitet, pa mbaruar hetimet për helmimin e 52 studentëve

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 10:48 am
41 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po shfaq paqartësi dhe kontradikta në deklaratat lidhur me rastin e helmimit të 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë në Sauk.

Pesë ditë më parë, AKU vendosi bllokimin e aktivitetit të kompanisë “SORI-AL”, pasi një mostër makaronash e marrë në kuzhinën e Akademisë rezultoi jokonforme për shkak të pranisë mbi normë të baktereve Escherichia coli dhe Staphylococcus koagulazë-pozitive.

Në vijim të hetimeve, AKU njoftoi se kishte ushtruar kontrolle edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, pranë Forcave të Armatosura, ku përgatitej ushqimi për Akademinë e Sigurisë. Sipas institucionit, problematikat higjieno-sanitare dhe rezultatet jokonforme të analizave çuan në pezullimin e aktivitetit edhe në këtë ambient.

Megjithatë, ditën e sotme AKU ndryshoi qëndrim, duke zhbllokuar aktivitetin e subjektit. Sipas arsyetimit zyrtar, mostrat e higjienës ambientale dhe të pajisjeve të punës, të analizuara pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, rezultuan brenda normave të lejuara.

Ky ndryshim ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohet rasti. Nga njëra anë flitet për produkte me ngarkesë bakteriale mbi normë dhe mungesë të standardeve higjieno-sanitare, ndërsa nga ana tjetër deklarohet se analizat rezultojnë brenda parametrave të lejuar. Deri tani, AKU nuk ka dhënë një sqarim të plotë mbi këtë mospërputhje.

Dyshime shtesë krijon edhe fakti që institucionet kanë dhënë njoftime të njëpasnjëshme ndërkohë që hetimet duket se nuk kanë përfunduar ende. Në raste të tilla, një procedurë më transparente do të kërkonte përfundimin e verifikimeve dhe publikimin e një raporti të plotë zyrtar, në mënyrë që opinioni publik të ketë një pasqyrë të qartë mbi ngjarjen.

Paqartësitë shtohen edhe më tej pas raportimeve se Prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur hetimet për rastin, nuk kishte marrë ende dokumentacionin dhe rezultatet përkatëse nga AKU, pavarësisht dy kërkesave zyrtare të dërguara ndaj institucionit.

Në vend që të luajë rolin kryesor në sqarimin e incidentit, mënyra e komunikimit të AKU-së deri tani duket se ka krijuar më shumë konfuzion dhe paqartësi, si për hetimin e ngjarjes ashtu edhe për informimin e publikut.

Rasti kërkon një hetim të plotë dhe transparent, jo vetëm për të zbardhur shkakun e helmimit të 52 studentëve, por edhe për të parandaluar incidente të ngjashme në institucione të tjera ku kompania ofron shërbime ushqimore.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve
Artikulli tjetër Rama: Europa s’ka drejtim, mediat janë kundër qeverisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.