KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Anija me mbetje, VOA: Rrjeti i Bazelit ka bërë thirrje që kontejnerët të hapen publikisht
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Anija me mbetje, VOA: Rrjeti i Bazelit ka bërë thirrje që kontejnerët të hapen publikisht
AnalizeSocialeZhvillim

Anija me mbetje, VOA: Rrjeti i Bazelit ka bërë thirrje që kontejnerët të hapen publikisht

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2024 9:37 am
115 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri një anije e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, mbërriti në portin e Durrësit.

Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

Nuk është e qartë se si do të veprohet në këtë rast nga autoritetet shqiptare, të cilat thanë se, përsa kohë çështja është nën hetim, i takon Prokurorisë të përcaktojë procedurat që do të duhet të ndiqen.
Pas një odiseje më shumë se 3 mujore lundrimi në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, pritet të mbërrijnë në orët e para të mëngjesit të nesërm, në portin e Durrësit, ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali. Pluhuri i dyshuar, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer

Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare ‘Sokolaj’, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Dyshimet për përmbajtjen e tyre të rrezikshme, u hodhën nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’, pas një sinjalizimi që ajo kishte marrë nga Shqipëria. Kompania Sokolaj, nuk i ka deklaruar si mbetje të rrezikshme, kur ato u grumbulluan në një mjedis të hapur në Portin e Durrësit përpara se të ngarkoheshin në kontejnerë.

Për këtë rast, është duke u kryer një hetim i dyfishtë, nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel. Alarmi i dhënë nga ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ bëri që Tajlanda, vendi pritës, të refuzonte shkarkimin e kontenierëve në portet e saj, ndërsa u njoftua se anijet do riktheheshin në Shqipëri.

Në atë kohë, në muajin gusht, ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit, dolën me një qëndrim të përbashkët ku theksonin se ‘Shqipëria nuk mund të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme’.

Për momentin nuk është e qartë se si do të veprohet nesër me anijen që pritet të mbërrijë në Durrës. Sipas autoriteteve shqiptare të kontaktuara nga Zëri i Amerikës, përsa kohë çështja është nën hetim, i takon prokurorisë të përcaktojë procedurat që do të ndiqen. ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ ka bërë thirrje që ‘kontejnerët të hapen publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe mostrat të ndahen që të mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm’, tha drejtori ekzekutiv i grupit BAN, Jim Puckett.

Sot në hyrje të Portit të Durrësit, Partia Demokratike organizoi një protestë, me pjesëmarrjen dhe te ekspertëve të mjedisit. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi drejtoi gishtin e përgjegjësisë mbi qeverinë shqiptare: ‘Askush nuk e di çfarë po ndodh me këto mbetje toksike që do të helmojnë jetën e qytetarëve, fëmijëve tanë.

Askush të mos tentojë ta shesë këtë si histori pazaresh mes privatësh. Secilit pjesën e përgjegjësisë që i takon, dhe më e rrezikshmja është e atyre që drejtojnë këtë vend’

Ndërsa ambientalistët, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi rrezikshmërinë e ngarkesës me mbetje, deklaruan se ato nuk duhen pranuar përsa kohë nuk dihet se farë janë saktësisht.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit

Nga Shqipëria, në Bosnje, rastet e rralla kur drejtësia prek krerët e shërbimeve sekrete

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit

Omni Bridgeway i kërkon gjykatës federale në Uashington, të mbajë gjobën ndaj Shqipërisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbërrin në Durrës anija ‘Moliva’ me qindra kontejnerë me mbetje toksike
Artikulli tjetër Nëntë ditë nga zgjedhjet, Trump tubim në Manhatan, Harris në Florida

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.