KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 10:40 am
125 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të martën më 2 qershor të rrëzojë një pjesë të kërkimeve të SPAK për sekuestrimet e pasurive të të hetuarve për aferën e AKSHI-t dhe personave e shoqërive të lidhur me ata. Shkalla e Parë pranoi një muaj më parë kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro, në kuadër të procedimit penal kundër ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe biznesmenëve Ergys Agasi e Ermal Beqiraj.

Gjyqtari Florjan Kalaja, disponoi të martën lidhur me kërkesën e kryer nga Karçanaj, Andis Papa, Ermal Beqiri, Arjola Koromani, Xhenila Tamizi, si dhe shoqëritë First sh.p.k., Fortis Beton sh.p.k., Horizon sh.p.k. dhe Soft & Solution sh.p.k., duke urdhëruar heqjen e sekuestrove për disa prej pasurive të bllokuara, që në total arrijnë vlerën e mbi 7 milionë eurove.

Kalaja ndryshoi pjesërisht vendimarrjen e Shkallës së Parë, duke hequr sekuestron për një apartament në emër të Ergys Agasit, i ndodhur në një pallat 10-katësh në Durrës. Është ndryshuar pjesërisht vendimarrja e Shkallës së Parë lidhur me pasuritë e të hetuarit Gëzim Hoxha, duke u rrëzuar kërkesa e SPAK për sekuestrimin e aseteve të shoqërisë First sh.p.k. në shumën 123.6 milionë lekë. Është hequr sekuestroja edhe nga pasuri të të hetuarit Andis Papa, konkretisht të aseteve të subjektit Fastech sh.p.k., në shumën 410.5 milionë lekë dhe  të shoqërisë Fast&Fresh sh.p.k., në shumën 94.4 milionë lekë. Po ashtu, është vendosur heqja e sekuestros nga asetet e shoqërisë Albascan sh.p.k, në shumën 100 milionë lekë, gjysma e kuotave të së cilës zotërohen nga i hetuari Elision Jorgjis.

Apeli ka miratuar pjesën tjetër të vendimarrjes së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për pasuritë e sekuestruara në kuadër të hetimit pasuror të kryer ndaj të hetuarve për aferën e AKSHI-t.

Në pasuritë e sekuestruara përfshihen apartamente dhe toka në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Kavajë, vila dhe prona të mëdha në zonën e Petrelës, automjete luksoze si Land Rover Defender dhe Volkswagen Tiguan, një jaht, si dhe disa subjekte tregtare. Po ashtu janë sekuestruar edhe llogari bankare dhe shuma të konsiderueshme parash në banka dhe kompani private.

Pjesa më e madhe e pasurive rezulton të jetë në emër të biznesmenit Ergys Agasi, i cili zotëron disa prona dhe ndërtesa në zonën e Petrelës, si dhe apartamente dhe prona të tjera në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Ndërkohë, personave të tjerë nën hetim u janë sekuestruar gjithashtu prona të paluajtshme, kompani, automjete dhe shuma të mëdha parash në llogari bankare ose në subjekte tregtare, një pjesë e të cilave u liruan nga Apeli të martën.

Vetëm të hetuarës Mirlinda Karçanaj i janë sekuestruar tre apartamente – dy në Tiranë dhe një në Qerret, si dhe 1500 m² tokë në Sauk, llogari bankare dhe një automjet. Para se të sekuestroheshin pasuritë e Karçanajt, kryeministri Rama e mori në mbrojtje publikisht duke deklaruar se ajo jetonte në shtëpi me qira.

Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn se krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan arrestimit, ndërsa ish-drejtoresha e AKSHI-t u vendos fillimit në “arrest shtëpie”, por kjo masë i’u hoq nga Gjykata e Lartë afro një muaj më parë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama e lidh fatin e tij politik me projektin e Zvërnecit
Artikulli tjetër Edi Rama u kërcënua nga Netanjahu për të zëvendësuar konsullin e nderit të Shqipërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin
Aktuale Analize Fokus Kryesore 18 Gusht, 2026
Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.