KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arsimi i lënë pas dore po pengon transformimin ekonomik të Shqipërisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Arsimi i lënë pas dore po pengon transformimin ekonomik të Shqipërisë
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Arsimi i lënë pas dore po pengon transformimin ekonomik të Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2026 9:08 am
29 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik.

Estonia nisi reformat në arsim që në vitet ’90, me përfshirjen e teknologjisë në shkolla, kanë ecur paralelisht me zhvillimin e administratës digjitale dhe industrisë së teknologjisë së informacionit. Këto reforma krijuan një bazë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë digjitale.

Sipas OECD, sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit gjeneron rreth 8.5% të vlerës së shtuar në ekonominë estoneze, një nga peshat më të larta mes vendeve të organizatës.

Estonia është bërë gjithashtu një qendër e rëndësishme e sipërmarrjeve teknologjike, duke treguar se një treg i vogël i brendshëm nuk përbën domosdoshmërisht pengesë për zhvillimin e industrive që konkurrojnë ndërkombëtarisht.

Një tjetër shembull vjen nga Sllovenia, e cila ka ndërtuar një ekonomi me bazë të fortë industriale, të mbështetur në kualifikimin profesional, kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Në vitin 2024, vetëm shpenzimet për kërkim dhe zhvillim në Slloveni arritën në rreth 2.1% të PBB-së, ose 1.44 miliardë euro. Rreth 69% e aktivitetit kërkimor u realizua nga sektori i bizneseve, çka tregon rëndësinë që ka inovacioni në veprimtarinë e ndërmarrjeve dhe lidhjen e tij me ekonominë prodhuese.

Përvojat e Estonisë dhe Sllovenisë tregojnë se ekonomitë e vogla mund të krijojnë avantazhe konkurruese duke investuar te njohuritë, aftësitë teknike dhe teknologjia. Në Shqipëri, përkundrazi, arsimi ka mbetur i nënfinancuar për një periudhë të gjatë, teksa rezultatet në arritje mësimorë kanë bërë hapa pas.

Në vitin 2015, shpenzimet publike për arsimin përfaqësonin 3.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa dhjetë vjet më vonë ky tregues qëndron pothuajse në vendnumëro, në rreth 3.2%. Problemi nuk qëndron vetëm te niveli i fondeve, por edhe te mungesa e një lidhjeje të fortë ndërmjet sistemit arsimor, nevojave të tregut të punës dhe politikave për zhvillimin ekonomik.

Në dhjetë vitet e fundit, struktura e ekonomisë shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme, me një zhvendosje graduale nga sektorët prodhues drejt shërbimeve, turizmit dhe ndërtimit. Bujqësia ka humbur peshë në ekonomi, ndërsa industria, pas një periudhe zgjerimi, ka hyrë në një cikël rënës.

Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e industrisë në PBB zbriti në 10,07% në vitin 2025, niveli më i ulët që nga viti 2009. Edhe bujqësia vijoi tkurrjen, duke shënuar të pestin vit radhazi me rënie të prodhimit. Në të kundërt, ndërtimi dhe aktivitetet e lidhura me turizmin janë kthyer në nxitës të rëndësishëm të ekonomisë.

Krahasuar me vitin 2015, modeli ekonomik është orientuar më shumë drejt aktiviteteve që mbështeten te konsumi, pasuritë e paluajtshme dhe flukset turistike, ndërsa baza prodhuese mbetet e dobët. Kjo zhvendosje ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë afatgjatë dhe aftësinë konkurruese të ekonomisë shqiptare.

Diferencat në paga tregojnë gjithashtu potencialin e sektorëve që kërkojnë fuqi punëtore më të kualifikuar. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare bruto në ekonomi arriti në 90,119 lekë, ku rritja më e madhe eridhi për profesionet elementare.

Financimi i pamjaftueshëm i arsimit kufizon zhvillimin e këtyre aftësive, ndërsa struktura aktuale e ekonomisë nuk krijon kërkesë të mjaftueshme për punonjës me kualifikime të larta.

Për dekada me radhë është krijuar një rreth vicioz, ku investimet e pakta në arsim kufizojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa mungesa e sektorëve me produktivitet të lartë pakëson mundësitë për ta shfrytëzuar këtë kapital brenda vendit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media: “Përshkallëzohen protestat kundër Ramës, demonstratat përhapen në universitete e shkolla”
Artikulli tjetër Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet e PPP-të

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.