KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arsimi profesional/ 18% e të diplomuarve, as në punë, as në shkollë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Arsimi profesional/ 18% e të diplomuarve, as në punë, as në shkollë
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Arsimi profesional/ 18% e të diplomuarve, as në punë, as në shkollë

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 9:47 am
166 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Më shumë se gjashtë në dhjetë të rinj që përfunduan shkollat e arsimit profesional në vitin 2024 rezultojnë të punësuar, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit ne krahasim me vitin 2023 tregojnë të dhënat zyrtare nga Agjencia Kombëtarë Aftësive që gjurmojnë punësimin pas shkollës në arsimin profesional.

Gjurmimi përfshiu 1,143 të diplomuar të vitit 2024, ose 40.1% të totalit te të diplomuarve. Rreth 83.2% e pjesëmarrësve në anketë ishin djem dhe vetëm 16.8% vajza, një ndarje që tregon praninë më të madhe të meshkujve në arsimin profesional.

Sipas rezultateve, 62.8% e të diplomuarve të vitit 2024 ishin të punësuar. Niveli ishte më i ulët se 67.6% i regjistruar për të diplomuarit e vitit 2023, por dukshëm më i lartë se 40.1% për të diplomuarit e vitit 2020. Nga të diplomuarit e vitit 2024, mbi 46% ishin të punësuar, 6% të vetëpunësuar, ndërsa 10.2% punonin dhe studionin ose ndiqnin një trajnim në të njëjtën kohë. Një tjetër pjesë, rreth 18.7%, rezultonte vetëm në studime ose në trajnime të mëtejshme.

Edhe pesha e të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim dhe as në trajnim, të njohur si kategoria NEET, u rrit 18.5% për të diplomuarit e vitit 2024, krahasuar me 17% për të diplomuarit e vitit 2023, duke treguar se pothuajse një në pesë të rinj që përfundojnë arsimin profesional vijon të mbetet jashtë tregut të punës dhe sistemit arsimor.

AKPA e lidh rënien e lehtë gjatë vitit të fundit me rritjen e numrit të të rinjve që kanë zgjedhur të vazhdojnë studimet ose trajnime të tjera pas përfundimit të shkollës profesionale.

Në total, 81.5% e të diplomuarve të arsimit profesional ishin ose të punësuar, ose në vijim të studimeve dhe trajnimeve. Ky tregues mbetet më i ulët se 83.1% për brezin e diplomuar në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë një ulje të fortë të papunësisë mes të diplomuarve të arsimit profesional. Vetëm 6.1% e të diplomuarve të vitit 2024 ishin pa punë dhe në kërkim të një vendi pune.

Rezultate të ngjashme janë evidentuar edhe për personat që kanë përfunduar kurse pranë Qendrave të Formimit Profesional. Sipas AKPA-s, 63.5% e të anketuarve deklaruan se ishin të punësuar pas përfundimit të kursit.

Rezultatet sugjerojnë se arsimi dhe formimi profesional po sigurojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë me tregun e punës. Megjithatë, pjesëmarrja e ulët e vajzave dhe fakti që afro 19% e të diplomuarve mbeten jashtë punësimit, arsimit dhe trajnimit tregojnë se kalimi “nga shkolla në punë” vijon të ketë ende boshllëqe.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Der Spiegel: Rama dhe Kanye West të padëshiruar
Artikulli tjetër Qeveria shkurton fondet për fermerët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.