KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BIRN: Autoritetet neglizhojnë urdhrin e prokurorisë për ‘mbetjet e rrezikshme’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > BIRN: Autoritetet neglizhojnë urdhrin e prokurorisë për ‘mbetjet e rrezikshme’
FokusKryesoreOpinionSociale

BIRN: Autoritetet neglizhojnë urdhrin e prokurorisë për ‘mbetjet e rrezikshme’

Përditësimi i fundit: 31 Tetor, 2024 2:44 pm
122 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti Portual Durrës dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit kanë nxjerrë justifikime të ndryshme duke lënë në pritje shkarkimin e tyre në port dhe gjetjen e një hapësire fizike ku mund të ruhen kontenierët e dyshuar në pritje të hetimeve.

“Nuk kemi kapacitet për t’i mbajtur në port pasi ato kërkojnë 1000 metra katrorë hapësirë”- i tha BIRN-it, zëdhënësja e Autoriteti Portual, Elitjana Doko. Ajo shtoi se kjo do të ndikonte në mbarëvajtjen e punës së terminalit, por shtoi edhe se refuzimi për t’i shkarkuar lidhej dhe me rrezikshmërinë e këtyre kontenierëve.

“Kush na garanton ne se nuk përbërjen rrezik për mallrat e tjera në terminal?”- aludoi ajo.

Urdhëri i prokurorisë që mban datën 27 tetor i drejtohet këtij institucioni dhe autoriteteve kufitare, policore dhe doganore.

“Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre”- thuhet në këtë shkresë.

Por, BIRN mësoi se nuk është vetëm Autoriteti Portual që po refuzon të zbatojë këtë urdhër.

Institucionet në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit nuk kanë ofruar një zgjidhje për hapësirën ku duhet të ruhen këto kontenierë.

Në një tjetër shkresë të prokurorisë me datë 28 tetor drejtuar Agjencisë Kombëtare e Mjedisit kërkohet që “të merren masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi, për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut dhe shmangien e çdo ndikimi negativ eventual”.

Por AKM e ka lexuar kërkesën e prokurorisë si një kërkesë për interpretim të ligjit mbi menaxhimin e mbetjeve.

“Kërkesa ishte për kushtet që duhet të plotësojë një hapësirë për materialet e konfiskuara kur dyshohen si të rrezikshme”- i tha BIRN-it, Arta Dollani, drejtoreshë e kësaj agjencie.

“Nuk pergjigjemi nga AKM për hapësira konkrete, por bazën ligjore, për kriteret”- shtoi gjatë një komunikimi nëpërmjet aplikacionit ëhatsup, por nuk vendosi në dispozicion përgjigjen e plotë që i është kthyer prokurorisë.

Moszbatimi i urdhërit të prokurorisë shkaktoi të enjten debate në Kuvend, ku deputetë të opozitës akuzuan qeverinë se refuzon zbatimin e këtij urdhëri, por ministrat ‘garantuan’ se po punojnë për një zgjidhje dhe se urdhëri do të zbatohej.

“Urdhri i Prokurorisë ka dalë një ditë të dielë”- u justifikua ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, por shtoi se institucionet po kordinoheshin për zbatimin e tij.

“Po krijojmë infrastrukturën për vendosjen e kontejnerëve në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia”- shtoi ai.

Por deputeti i opozitës, Agron Shehaj, i cilësoi deklaratat e ministrave të “pabesueshme” dhe mosveprimin e institucioneve si tentativë për të manipuluar hetimin.

“Është e qartë që kjo qeveri po mundohet në çdo mënyrë të fshehë skandalin, të manipulojë hetimin”- tha ai.

Ndërsa deputetja Flutura Açka ngriti shqetësimin për rrezikshmërinë që këto kontenierë përbënin për qytetarët duke u lënë në det të hapur.

Shqetësimi i saj u cilësua si ‘përhapje paniku’ nga Ministri i shtetit për Parlamentin, Taulant Balla, i cili e paralajmëroi se mund të ndiqej penalisht për këtë gjë.

Udhëtimi i 102 kontenierëve me destinacion Tajlandën ka ngjallur shqetësime prej muajit gusht, kur organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).

Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila nga ana e saj ka deklaruar se i kishte blerë mbetjet nga kompania e prodhimit të shufrave të hekurit, “Kurum International”.  Kompania “Kurum” ka mohuar që të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj”, ka pretenduar në Prokurori se mbetjet nuk janë të rrezikshme.

Drejtori i BAN, Jim Puckett, i pranishëm në portin e Durrësit ditën e mbërritjes së anijes “Molivia” u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të mundësojnë një hapje publike të konteinerëve për një proces hetimor transparent, ndërsa kërkon që qeveria shqiptare të ndajë me organizatën e tij një mostër për analiza të pavarura.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm CNN: Irani do t’i japë përgjigje përfundimtare dhe të dhimbshme Izraelit
Artikulli tjetër Ngrihet sërish alarmi për përmbytje në Spanjë! Valencia ngjan me zonë lufte

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.