KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2026 1:02 pm
77 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Nga Arne Franck

 

Policia ra në gjurmët e bandës më 1 tetor 2022, kur dëshmoi një marrëveshje droge në rrugën Smedenstraat në Bryzh. Hetimet zbuluan se shqiptarët shisnin kokainë në sasi të mëdha nga një apartament.

Personi kryesor i grupit, Domeniko T. (36 vjeç), dyshohet se e kishte nisur veprimtarinë në vitin 2018 si shpërndarës droge në rrugë, por më pas ishte shndërruar në drejtuesin e bandës.

Kur ai ndodhej në Shqipëri, rolin e tij e merrte përsipër Egi S. (30 vjeç).

Në fillim të vitit 2023, banda dyshohet se shpërndante drogë me biçikleta përgjatë mureve rrethuese të Bryzhit, duke u furnizuar me lëndë narkotike 167 klientë.

Por më 3 prill 2023, Aldmir H. (34 vjeç) u kap nga policia me një sasi të vogël kokaine. Më pas, në apartament, hetuesit zbuluan 214 gramë pluhur të bardhë dhe 13.500 euro para të gatshme. Banda dyshohet se shiste çdo ditë 27 doza droge për përdoruesit.

Gjatë procesit në gjykatën e Bryzhit të hënën, prokurori Christophe Bergez kërkoi përkatësisht gjashtë dhe katër vjet burg për Domeniko T. dhe Egi S. Dy shpërndarësit, Aldmir H. dhe Edon B. (29 vjeç), rrezikojnë secili nga dy vjet burg. Bergez kërkoi gjithashtu konfiskimin e një shume totale prej 210.000 eurosh.

Banda e kishte marrë apartamentin me qira për 1.200 euro në muaj nga K.V. (55 vjeç), banor i Bryzhit. Një pjesë e parave të qirasë ia kalonte kushëririt të tij, R.V. (32 vjeç), i cili banonte gjithashtu në të njëjtën ndërtesë. Për të dy, prokurori kërkoi nga 12 muaj burg.

Shqiptarët nuk u paraqitën në gjyq. Ndërsa dy banorët e Bryzhit ishin të pranishëm.

“Ata e dinin se çfarë bëhej aty, por nuk kanë shitur kurrë vetë drogë”, deklaruan avokatët e tyre. Ata kërkuan që klientëve të tyre t’u jepej dënimi me punë në shërbim të komunitetit.

Vendimi i gjykatës pritet të shpallet më 9 nëntor.

 

Marrë nga Niewsblad.be

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si e ndihmuan izraelitët Ramën, të masakronte protestuesit?

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Tiranë/ Ndryshime në transportin publik, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik

Kartelet shqiptare në Dubai, miliona euro dhe festa luksoze

Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekzekutimi mafioz në Athinë, u krye nga banda shqiptare
Artikulli tjetër Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
Zbulohen 3 plantacione droge në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra, në Lekas të Korçës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.