KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Buxheti 2025, qeveria u “shpall luftë” pensionistëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Buxheti 2025, qeveria u “shpall luftë” pensionistëve
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Buxheti 2025, qeveria u “shpall luftë” pensionistëve

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2024 10:39 am
229 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka paraqitur në Parlament projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, i cili edhe pse rritet në vlerë me 500 milionë euro krahasuar më këtë vit nuk jep para për rritjen e pensioneve, përvec indeksimit dhe bonusit të fundvitit.

Niveli i ulët i pensioneve që marrin të moshuarit në Shqipëri është shndërruar në një nga çështjet më të nxehta të debatit publik. Të dhënat zyrtare nga Eurostat, tregojnë se aktualisht një pensionist shqiptar përfiton rreth 2 herë më pak pension se sa fqinjët.

Aktualisht pagesa mesatare e pensionit në Shqipëri luhatet rreth 131 euro në muaj. Në vendet fqinje të rajonit pensionet janë minimalisht dy herë më të larta se në Shqipëri. Në Bosnje, pensionistët paguhen 237 euro në muaj. Në Serbi ata përfitojnë 276 euro në muaj, ndërsa në Malin e Zi pagesa mesatare mujore për pensionist është 291 euro.

Pensioni mujor ne Europe

Megjithatë këto janë vetëm shifrat absolute. Diskriminimi real i pensionistëve shqiptarë është shumë më i madh nëse matet sipas fuqisë reale blerëse që u garanton pensioni i tyre.

Aktualisht një pensionist shqiptar paguhet 244 euro në muaj sipas fuqisë blerëse. Në Bullgari, shifra është 437 euro, ndërsa në Bosnje 456 euro.

Pensionet sipas fuqise blerese

Në të gjitha vendet e ngjashme të Ballkanit Perëndimor, pensionistët mund të blejnë me pensionin që u paguan qeveria të paktën dy herë më shumë mallra dhe shërbime se sa të moshuarit në Shqipëri.

Buxheti

Pavarësisht kësaj situate dramatike, ku Shqipëria i paguan pensionistët dy herë më pak edhe se sa vendet e ngjsshme fqinje, qeveria ka vendosur që të mos i rrisë ato as për vitin tjetër.

Në buxhetin e vitit 2025, qeveria ka parashikuar vetëm 1.6 miliardë lekë ose 16 milionë euro si fond për indeksimin e pensioneve. Ky fond është 2 herë e gjysmë më i ulët se sa ai që qeveria dha për indeksimin e pensioneve gjatë këtij viti dhe sipas llogarive mjafton vetëm për të indeksuar pensionet me diçka më shumë se 1 për qind.

Kjo do të thotë se nëse gjatë këtij viti qeveria i indeksoi pensionet duke i rritur me 500 lekë në muaj, gjatë vitit të ardhshëm rritja do të jetë rreth 200 lekë në muaj.

Ndërkohë për bonusin e përvitshëm të pensionistëve, atë që qeveria jep çdo vit për festat e fundvitit, për vitin e ardhshëm janë parashikuar 37.5 milionë euro, po aq sa ishin parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Pensionet shtetërore në Shqipëri do të vijojnë të mbeten qesharake, duke mos u garantuar pensionistëve as shpenzimet më bazike të jetesës teksa qeveria ka prioritete të tjera buxhetore duke e lënë armatën e mbi 700 mijë pensionistëve në kthetrat eë varfërisë permanente.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Daniel Serwer: Çfarë fshihet pas lëvizjeve ‘antishqiptare’ në Shkup?
Artikulli tjetër Investimi më i madh i buxhetit, rruga Kashar-Vaqarr, 73 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.