KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cilësia e dobët e arsimit në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Cilësia e dobët e arsimit në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Cilësia e dobët e arsimit në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2025 10:11 am
102 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin (ECA) sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në raportin e fundit “Greater Heights, Growing to High Income in Europe and Central Asia”.

Nëse nuk përmirësohet cilësia arsimore, Shqipëria dhe vendet e rajonit ECA nuk do ta kalojnë pragun e të ardhurave të mesme në të larta as për dy gjenerata, lajmëron Banka.

Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, Shqipëria u kualifikua në nivelin më të ulët të cilësisë në Arsimin e lartë si në raport me Rajonin ECA, ashtu edhe vendet e tjera të botës. Banka vë në dukje se arsimit nxit talentet, të cilat më pasi garantojnë prosperitetin.

Në Rajonin ECA ku bën pjesë edhe Shqipëria, probabiliteti që fëmijët të jenë më të arsimuar se prindërit e tyre ka rënë. Megjithatë, një pikë e vetme pozitive është se mundësia që fëmijët të ndjekin arsimin e lartë, edhe nëse prindërit e tyre nuk e kanë ndjekur, është rritur.

BB këshillon se arsimi fillor dhe i mesëm duhet të ofrojë aftësi bazë, ndërsa institucionet e arsimit të lartë duhet të prodhojnë inovatorë, duke forcuar kështu forcat e krijuese.

Cilësia e arsimit fillor dhe të mesëm, e matur përmes rezultateve të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) për 15-vjeçarët ka qenë në rënie, një trend që nisi para pandemisë së Covid-19 dhe më pas u përkeqësua prej saj. Gjatë dekadës së fundit, rezultatet e matematikës në PISA në rajonin ECA ku bën pjesë Shqipëria kanë rënë me ekuivalentin e një viti të plotë shkollimi.

Banka konsideron se një nga çështjet më urgjente në rajon është efektiviteti i arsimit dhe trajnimit profesional. Pothuajse 45% e nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta në rajon, dhe deri në 80% në disa vende, drejtohen drejt arsimit profesional që në fillim të karrierës së tyre shkollore. Në Shqipëri arsimi profesion ndiqet vetëm nga 17 % e nxënësve.

Por ndërsa programet e arsimit profesional shpesh promovohen si një rrugë e vlefshme për të përmirësuar punësimin, ato shpesh nuk arrijnë t’i pajisin studentët me aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në një treg pune në ndryshim të shpejtë.

Situata është edhe më e zymtë në universitete. Cilësia e arsimit të lartë është më e ulët se niveli i pritur. Në vende si Shqipëria diploma ka më shumë rëndësi sesa marrja e njohurive apo aftësive.

Duke qenë se individët me arsim të lartë kanë më shumë gjasa të bëhen inovatorë, cilësia e dobët e arsimit universitar përbën një rrezik ekzistencial për perspektivat e rritjes afatgjatë të rajonit.

Në renditjen botërore të universiteteve sipas Times Higher Education, vetëm një universitet nga rajoni ndodhet mes 100 më të mirëve, dhe vetëm nëntë universitete janë renditur ndër 500 më të mirat. Shqipëria nuk bën pjesë në asnjë nga këto renditje, duke i përkeqësuar edhe me tej pozitat e vendit.

Banka Botërore vëren se disa nga shkaqet kryesore të cilësisë së ulët të arsimit të lartë përfshijnë:

Se pari kapja akademike (kur universitetet i japin përparësi interesave politike ose interesit të tyre, mbi ekselencën akademike), financimin e pamjaftueshëm, kurrikulat e vjetruara, mungesën e infrastrukturës moderne dhe përhapjen e tepërt të institucioneve të arsimit të lartë.

Së dyti talenti nuk zhvillohet vetëm përmes sistemit arsimor. Shoqëritë që nuk arrijnë të punësojnë individë të talentuar humbasin mundësinë për të krijuar një popullsi produktive, veçanërisht midis grave, të cilat në rajonin e ECA janë zakonisht më të arsimuara se burrat.

Pa veprime urgjente për të frenuar rënien e cilësisë së arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë dhe për të përmirësuar shpërndarjen e talenteve në tregun e punës, vendet me të ardhura mesatare (MICs) në rajon nuk do të jenë në gjendje të arrijnë statusin e vendeve me të ardhura të larta brenda një ose dy gjeneratave.

Banka këshillon autoritetet në Shqipëri të inkurajohen dhe të marrin në konsideratë politika që përmirësojnë:

-Forcimin e aftësive bazë për të ndalur rënien e cilësisë së arsimit të mesëm.
-Ristrukturimin e sistemit të arsimit dhe trajnimit profesional (VET), duke rritur moshën e përzgjedhjes për këtë rrugë arsimore dhe duke forcuar lidhjet me industrinë për të siguruar zhvillimin e aftësive të nevojshme.
-Ruajtjen e qasjes së barabartë në arsimin e lartë, por duke zbatuar politika të bazuara në meritë për të nxitur diplomimin e suksesshëm.
-Bashkimin e qendrave kërkimore me universitetet dhe forcimi i lidhjeve mes universiteteve dhe industrisë për të nxitur inovacionin.
-Konsolidimin e universiteteve për të përdorur më efektivisht burimet dhe për të përmirësuar menaxhimin e tyre.
-Lehtësimin e pjesëmarrjes më të gjerë të grave në tregun e punës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulmohet me armë zjarri godina e kompanisë CFO Pharma në autostradë
Artikulli tjetër OBSH: Çdo dy minuta një grua në botë vdes, gjatë lindjes. Po në Shqipëri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.