KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dëshmia në gjykatën britanike: “Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dëshmia në gjykatën britanike: “Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm”
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Dëshmia në gjykatën britanike: “Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm”

Përditësimi i fundit: 21 Prill, 2026 10:00 am
13 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Irfan Azizi, miku i ngushtë i Talo Çelës dhe Dorian Shkoza, i cili i ka shpëtuar atentatit të 29 nëntorit 2020 në Poshnjë të Beratit, vetëm falë bllokimit të automatikut që përdori atë natë, ushtari i Talo Çelës, Altin Kamami, i kërkon autoriteteve britanike të mos ekstradohet në Shqiqëri.

Daily Mail në një shkrim ekskluziv zbulon detaje nga seanca gjyqësore ku  Irfan Azizi kërkon të mos ekstradohet pasi nëse kthehet në Shqipëri “do të më vrasin dhe, për të mos ndodhur kjo, do të më duhet t’i vras unë ata, gjë që nuk dua ta bëj.”

Për të bindur gjykatën Azizi thotë : “Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin me urdhër të tij dhe gjithashtu për Ministrin e Brendshëm. Unë kam prova”. 

Shkrimi i Daily Mail 

‘Një kriminel shqiptar nuk duhet të kthehet për t’u përballur me drejtësinë, pasi atentatorët që më parë kanë tentuar ta vrasin do të rikthehen për “ta përfunduar punën”, u tha në gjykatë.

Irfan Azizi deklaroi gjatë seancës së ekstradimit se i shpëtoi për mrekulli jetës kur ndaj tij u qëllua “30 herë” gjatë një atentati në vitin 2020, çka e detyroi të largohej drejt Britanisë.

36-vjeçari tha se grupi kriminal që tentoi ta vriste “kryen edhe atentate për gjyqtarë dhe politikanë” dhe do të kërkonte hakmarrje nëse ai kthehet në Shqipëri.

Personi me precedentë të shumtë penalë po kërkon aktualisht azil në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me bashkëshorten, ndërsa më herët ata janë strehuar në një hotel të financuar nga taksapaguesit.

Dje, Gjykata e Magjistraturës në Ëestminster dëgjoi se Azizi kërkohet në Shqipëri për të vuajtur një dënim me një vit burg, pasi është dënuar në mungesë për posedim të një telefoni celular gjatë qëndrimit në paraburgim për vepra të tjera.

Gjatë një debati të pazakontë, Azizi pranoi se kishte paguar gjyqtarin shqiptar për ta mbyllur çështjen dhe sugjeroi se kjo do të thotë se ai nuk është më person i kërkuar.

Të dhënat e gjykatave britanike tregojnë se Azizi dhe një tjetër shqiptar janë dënuar secili me nga gjashtë muaj burg në Gjykatën Croën të Sëindon në prill 2025, për përdorim të patentave gjermane false.

Azizi ka gjithashtu një histori të gjatë kriminale në Shqipëri, përfshirë përfshirjen në skema të lojërave të paligjshme të fatit.

Në shkurt 2019 ai u dënua me dy vite burg për vjedhje, ndërsa në qershor mori një tjetër dënim prej dy vitesh e tre muajsh për vjedhjen e një automjeti Mercedes-Benz B-Class.

Por vetëm pesë muaj më vonë ai ishte sërish i lirë.

Tentativa për vrasjen e tij ndodhi më 29 nëntor 2020. Ai tregoi se pa një automjet të ndalonte pranë një karburanti dhe një person i armatosur doli prej tij me një kallashnikov.

“Ata filluan të qëllonin ndaj meje, rreth 30 plumba,” tha ai në gjykatë. “Një plumb më goditi dorën, e cila u thye në 13 pjesë.”

Organizatori i atentatit është raportuar gjerësisht në mediat shqiptare si Talo Çela, një ish-mik i afërt i Azizit dhe aktualisht një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Çela dyshohet se ka lidhje me grupin kriminal Çopja, një furnizues i madh kokaine për Londrën.

Azizi, djali i një fermeri, tha se u largua nga Shqipëria me autobus pesë javë pas atentatit, duke mbërritur në Britani disa ditë më vonë.

Ai qëndroi fillimisht me miq dhe një kushëri, përpara se në shtator 2021 të zhvendosej në Sheffield, ku iu bashkua edhe bashkëshortja.

Azizi pretendoi se në Shqipëri kishte qenë një “biznesmen i pasur” me tre pika karburanti, lavazhe dhe një bar-kafe.

Por pasi bashkëshortja iu bashkua në Britani, çifti kërkoi azil duke pretenduar se kishin frikë nga persekutimi në vendin e tyre dhe u sistemuan në një hotel për azilkërkues në Ëiltshire, i financuar nga taksapaguesit.

Më pas ata u zhvendosën në banesën aktuale në Taunton bashkë me katër fëmijët e tyre, të cilët marrin mbështetje të specializuar nga autoritetet lokale.

Azizi deklaroi në gjykatë se kishte paguar për të mbyllur çështjen e telefonit, por këmbënguli se nuk kishte bërë asgjë të gabuar.

“Kjo është metoda: paguan para për ta mbyllur çështjen. Nuk kam mashtruar, kam korruptuar. Nëse ka një dënim me burg dhe do që të hiqet, paguan,” tha ai.

Azizi insistoi se do të bashkëpunonte me hetimin për atentatin ndaj tij dhe do të kthehej në Shqipëri për të dëshmuar, por vetëm nëse autori kryesor arrestohet dhe akuzohet.

Ai tha se kishte dhënë tashmë një deklaratë të plotë për prokurorët shqiptarë.

Gjatë marrjes në pyetje, Mr Ball tha se Azizi po e ekzagjeronte fuqinë e grupit kriminal që tentoi ta vriste, duke theksuar se ai nuk kishte marrë asnjë kërcënim gjatë pesë viteve në Britani.

Ai shtoi gjithashtu se bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij nuk ishin kërcënuar gjatë kohës që jetonin në Shqipëri, përpara se t’i bashkoheshin në Britani në shtator 2021.

“Nëse mendon se ky grup është kaq i fuqishëm, pse nuk je kërcënuar që atëherë?” u pyet ai.

“Ti thua se ata kanë fuqinë të vrasin njerëz ndërkombëtarisht, megjithatë nuk ka asnjë provë që të kenë bërë ndonjë kërcënim ndaj teje, apo jo?”

Azizi u përgjigj: “Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin me urdhër të tij dhe gjithashtu për Ministrin e Brendshëm. Unë kam prova”

Ata nuk të paralajmërojnë kur do të të vrasin, thjesht vijnë për ty. Edhe herën e parë që erdhën të më qëllonin, nuk më paralajmëruan.

Mund të shkoj të jap dëshmi, por kam frikë për familjen dhe gruan time.

Nëse shkoj në Shqipëri, do të më vrasin dhe, për të mos ndodhur kjo, do të më duhet t’i vras unë ata, gjë që nuk dua ta bëj.”

Gjykata dëgjoi se ekstradimi do të kishte pasoja shkatërruese për bashkëshorten e Azizit, por pala tjetër argumentoi se ata gjithsesi rrezikojnë dëbimin nëse kërkesa për azil refuzohet.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

E djathta franceze kundër Sanchez

Bota fantastike e rrëfimit progresiv

Kush janë kandidatët që synojnë karrigen e shefit të OKB-së?

“One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues

Gjirokastër/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin
Artikulli tjetër Agjentët iranianë nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si e pasur
Aktuale Analize Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Rrokadë kullash në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Deputetët e Melonit kërkojnë “sukses” në Gjadër
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Prill, 2026
Migrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë bie ndjeshëm në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.